Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Mendja njerëzore asht shumë e randësishme në planin psiko-fizik. Mendja truni drejtojnë të gjithë veprimtarinë e njeriut dhe e prezantojnë atë si qënie shoqnore në komunitet!
Mendja ndikon ma shumë tek shkencat ekzakte, tregtia, arti, gjuha. Kurse “shpirti’ asht ma i thellë dhe sëbashku me mendjen ndikojnë tek arti muzika, letërsia, piktura dhe teatri!
Shkodra asht shumë e shqueme në art dhe kulturë, por kjo veprimtari shpirtnore dhe mendore, nuk mund të bahet sot pa mend dhe zhvillimin ekonomik, teknologjik e virtual.
Shkodra asht e shqueme në vite gjithashtu në fushën e dijes.Në Shkodër kanë mësue të gjithë ata mësues që kanë ndikue tek zhvillimi intelektual nga veriu deri në jug, sidomos mbas vitit 1957 kur asht krijue Universiteti i Shkodrës!
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka sot një fizionomi ma të plotë, jo vetëm për të shpalosur vlerat e tij e për t’u prezantuar si një nga institucionet kryesore të arsimit të naltë publik në Shqipëri, por edhe për të shprehun angazhimin e motivimin e tij në zbatim të detyrimeve si institucion i arsimit të nartë dhe për t’u shërbyer sa më mirë studentëve e të gjithë të interesuarve të tjerë. Me rrënjët e tij në traditën e një qytetërimi të hershëm evropian, mbështetur në një traditë të shkëlqyeme arsimore dhe edukative, me një staf shumë të kualifikuem e profesional, vendas dhe të huaj, me mundësi të shumta zgjedhjeje në fakultetet e degët e tij (6 fakultete dhe 24 degë) Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nëpërmjet programeve të tij të studimit ofron mundësi të shkëlqyeme për ndjekjen e studimeve të nalta universitare.
Shkodra ka pasë në histori edhe një tregti shumë të zhvillueme. Pjesë e randësishme e historisë, kulturës dhe traditës së Shkodrës është edhe Pazari i Vjetër i këtij qyteti, që për fat të keq, sot nuk ekziston ma. Sipas të dhanave gojore fillimet e tij, mendohet se i përkasin Dinastisë së Bushatllinjve, por që lulëzimin ma të madh ai e arriti gjatë pushtimit osman, duke u ba pazari ma i madh, ma i bukur e ma me emën në katër vilajetet shqiptare, veçanërisht i krahasuem me Pazarin e Prizrenit. Dikush tjetër na thotë se për nga bukuria, madhështia dhe siguria, ky pazar ishte i dyti mbas atij të Stambollit, si dhe në atë kohë ka kenë tregu më i madh pothuajse në gjithë Rumelinë.
Si rezultat i tregtisë, lidhjeve me perëndimin dhe lindjen pra ekonomia, në Shkodër u blenë pianot dhe u kultivua letërsia, piktura dhe humori u ndërtuen banesat e shtrenjta me arkitekturë të ndryshme.
Humori shkodran asht pjesë e randësishme e qytetit tonë. Në vite janë shque shumë humoristë, të cilët kanë luajtun një rol të randësishëm si në planin artistik dhe shpirtnor! Humori shkodran ka kenë pjesë e qytetit në momente të mira dhe të këqia duke ndikue në planin shpirtënor, në tavolina, skenë, në raste gëzimi por edhe idhnime!
Por përsëri e shprehi nëse nuk ka ekomomi dhe zhvillim ekonomi edhe humori nuk ka vend për zhvillim dhe krijimtari dhe nuk zhvillohet nga fuqia krijuese, mendja, humor me mend por edhe me talent!
Humori ka ironinë, shpotinë, nëntekstin dhe jep shumë mesazhe.Shkodranët nga natyra janë shumë humoristë dhe shpesh në tavolina tregojnë edhe qyfyre!
Nuk na thonë kot në Tiranë, që hajde Shkodra e na e tregoni ndonjë Barceletë!?
Prandaj po përdori shprehjen: “Gjella me krypë dhe krypa me karar”!
Sot në kapitalizëm nuk ka kohë shumë për humor, mbasi duhen para për të jetuar dhe humorin njerëzit simbas kulturave në europë dhe amerikë e marrin në T.V., në rrugë, në klube dhe në diskoteka ku këndohet dhe dëfrehet, gjithmonë në fund javë!
Përse nuk qeshin shumë austriakët, gjermanët edhe italianët? Së pari janë njerëz të punës dhe përpjekjeve dhe kanë mendjen e cila krijon një tjetër humor! Sejcili komb qytet ka humorin e tij nga mënyra e të menduarit të tij!
Edhe humorin e ban mendja dhe qyteti vendi ku bahet humori, pra pa mendje nuk bahet asgja në këtë botë!
Në Tiranë dhe në Durrës, biles edhe në Korcë e Elbasan sot nuk kanë kohë për humor! Këta qytete janë të prirur drejt ekonomisë, zhvillimit, mendjes dhe arteve që janë të lidhun me personalitetin e tyne! Biles estradat nuk kanë funksionue që nga vitet 1994! Më duket ashtu sic ishin konceptue, ishin të lidhuna me ish-sistemin socialist dhe diktaturën! Fjala estrada vjen nga italishtja art që vjen nga rruga! Kur një konsull italian ndoqi një cfaqje estrade në skenë në vitin 2004 në Shkodër, u përgjigj se vetëm estarda nuk asht!
Në këtë kontekst lot një randësi të madhe gjuha si mjet komunikimi, konteksti ku zhvillohen ngjarjet dhe të menduarit edhe koha kur bahet dhe si bahet ky humor!
Kam tentuar të prezantoj tek studentët temën, psikologjia e humorit dhe kultura! Nga testi kam vërejtur se jo gjithomonë i ban me qesh humori po themi shkodran apo ai tiranas nëse shprehem saktë! Ndoshta ata që e kanë krijue me mendjen e tyne nuk kanë kenë të aftë për të dhanë mesazhe universale dhe kohore që jep muzika!
Humori në Shkodër ka lindun në rrugë dhe ta vësh në skenë sidomos sot, këkon punë, talent dhe shkollë regjizoriale! Humori ka lindun nga amatorët shkodranë, njerëzit e thjeshtë! Por sot kur kemi një shkollë për aktrim nuk mund të themi se humori mund të lindi në rrugë, mbasi asht humor urban dhe nuk ka mundësi të japë mesazhe dhe të ndikojë tek dëgjuesi!
Unë i dua shumë amatorët, mbasi ky term asht i lidhun me dashuninë “amare” dhe në Shkodër ka pasë shumë “ama per artin”, prandaj ka patun shumë amatorë dhe kulturë!
Amatorët me egërsi, thonë se ban ti sa të dush shkollë, se arti asht me “talent”!
Shumë regjizorë me shkollë shumë të mirë kanë dështue në Shkodër, mbasi ligjin e kanë ba dhe e bajnë aktorët amatorë të “talentuem”!
Nuk e kuptoj se si ligjin mund ta bajnë individë që vinë nga rruga ose tavolinat dhe e kthejnë në art! Art asht koncept i madh! Të bash art asht fjalë e madhe!
Në historinë moderne kur ka shkolla dhe zhvillim nuk e bajnë ligjin amatorët, por regjizorët me shkollë, filozofët e artit, psikologët a artit, gjuhëtarët që transmetojnë mesazhe artistike!
Ta bajnë provë me humorin shkodran ose titanas, të shkojnë në Amerikë, Gjermani, Itali të bajnë art dhe të kuptohen! Nuk asht e randësishme se e lozin në anglisht apo gjermanisht! Por nuk kuptohen edhe pse e flasin gjuhën shumë mirë, por asht mendimi që përcakton, jep kuptim dhe transmeton mesazhe!
Ishte e pafalshme për atë që kupton mirë termin arte dhe nivelin artistik, të marrin tituj së fundi në Shkodër, amatorë estrade që kanë ardhë nga ndërmarrjet në skenë para viteve 90-të dhe të krahasohen me simbolet e teatrit pse jo edhe të humorit që mund të jenë një ose dy aktorë! Ata mund të kenë kontribut mbasi kanë marrë rrogën për këtë punë, por të marrin marrin tituj të naltë duhet të kesh vepër dhe art!
Në këtë kontekst marrin tituj edhe disa aktorë mesatar me shkollë, por që shrytëzojnë rastin për një vlerësim të tillë nga pozitat drejtuese ose klanore!
Por kur vjen puna për tregti dhe inovacion ata i ka Tirana. Kur vjen puna për projekte ata janë në Tiranë, natyrisht edhe dija dhe universiteti mbasi asht metropol!
Shkodra sot duhet të jetë e të rinjve që prezantojnë projektet teknologjike dhe ekonmike për zhvillimin e artit, cultures, arkitekturës dhe jetës në përgjithësi!
Të gjitha këto veprimtari kërkojnë standart ekonomik, talent mbi të gjitha mendje!
Aktivitete kulturore ku ma shumë bahet humor për me kalu kohën dhe me plotësue C.V.-të e drejtuesve duhet t’iu vijë fundi! Teatri nuk asht “azil pleqsh” as qendër komunitare, me gjithë respektin që kam për amatorët dhe të aktorët në pension!
Shkodra kërkon tashti pare nga qeveria. Paret janë për komunitetin jo për P.P.P.-të e Shkodrës, mbasi edhe në Shkodër ka ca “oligarkë” të vockël! Ne fakt Rama nuk ka dhanë pare për Shkodrën, duke “diskriminue” qytetin dhe komunitetin. Paret ja ka dhanë Vlonës, me atë Becin që asht edhe i djathtë edhe i majtë!!
Po Shkodra i mori paret në 2005-2013 u zhvillue në realitet, por i bani edhe “Rrush e kumblla” dhe fituen tenderat miqtë e ish-kryetarit të bashkisë dhe ish-kryeparlamentares!
Tashti këtë Zonjën drejtuese aktuale, Rama e la me “gisht ne gojë”!?
Por Edi Rama ka harrue se duke persekutue këtë Zonjën e parë të Shkodrës, ka persekutue Shkodrën dhe shkodranët, fëmijët dhe të rinjtë, prandaj nuk e votojnë vetëm 6%!
Bashkia si institucion “nuk hahet e as pihet”! Njerezit, qytetarët duan punë dhe investime, mbasi kanë pët të ushqye e shkollue fëmijët!
Prandaj mejtoj se Shkodra duhet të jetë e mendjes e të rinjve, e universitetit dhe e tregtisë vendase, rajonale dhe europinae!
Ne Shkodër sot ka vetëm ca fazonë të mbaruem, që i diskriminojnë njerëzit që punojnë! Në realitet thonë se po i shpëtojmë, se po ju japim “bukën e djathin”, por në fakt i diskriminojnë njerëzit, duke i pague shumë pak!
Kur të gjithë shkodranët te sigurojne minimumin jetik, të paguajnë dritat dhe ujin, atëherë do ju “këndoje shpirti”, do të bajnë humor dhe do të shkojnë në teatër dhe stadium dhe blejnë biletën!
Nuk asht Shkoda vetëm e atyne që shkojnë ne teatër dhe aktivitete kultuirore që organizon Bashkia! Shkodra sot asht nje qytet i madh që fillon nga Dukagjini dhe mbaron në Velipojë! Që ka lagjen Kiras dhe Marlulej! Të gjithë duen punë, bukë, shkollim dhe qetësi, mbasi janë pjesë e randësishme e qytetit, pse jo edhe humor, muzikë dhe teatër!
Si përfundim nëse Shkodra do të punojë për mendjen, mbasi mendja i ban të gjitha atëherë do të ketë tregti, zhvillim, punë dhe art.
Atëherë Shkodra do të ketë qetësinë e duhun, shkollimin e fëmijëve, do të ndihmojë pencionistët, të pa mbrojturit, studentët që kërkojnë mbështetje mbasi nuk kanë para për shkollë, pse jo art, humor dhe sport, që drejtuesit gadi “kjenë” duke e shkatërrue edhe simbolin e saj Vllazninë!
Sot në botën ku jetojmë ka ma shumë nevojë për punë, dije pse jo për humor dhe argëtim mbasi i motivon të gjithë për të punue dhe i ndihmon në planin psikologjik!
Po art për art, humor për humor, gallatë për gallatë, nuk ka në kapitalizëm me rregulla dhe ligje, mbasi socializmin e provuam duke na varfëruar dhe tallur, duke bërë humor me neve. Më kujtohet shprehja: “Në socializëm njerëzit bajshin sikur punojshin dhe ata (qeveria) bante sikur i paguante”!
Nga intervista e kryetarit të rinjve të CDU-së Tilman Kuban po citoj përgjigjet e tiaj të dhana gazetares: “Cila asht për ju shakaja më e bukur politike?! Ai u përgjigj: “Asht nga Franz Josef Strauss kur e pyetën: “Cfarë ndodh nëse në Saharë fiton socializmi? Dhjetë vjet nuk ndodh asgja. Dhe ma vonë pakësohet edhe rana, rëra”.
Por neve me gallatë, humor, hajagre dhe drogë duket se po na varfëron edhe kapitalizmi aktual pa rregulla dhe qeveria përsëri “nuk siguron punë”, dhe njerëzit bajnë pësëri humor!
Prandaj duhet t’i thërrasim mendjes, t’iëmë lojnat, t’i kërkojmë llogari atyne që na qeverisin, për të ndalue të rinjtë që largohen dita ditës!
Prandaj e quajta Shkodrën e mendjes, se punët e mira edhe të këqia i ban mendja!
Por unë jam optimist për Shkodrën dhe mendjen e Shkodrës!

Facebook Comments