Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Që në fillimet e tija politike, tek KOPI, si kryetarë bashkie, si ish-ministër dhe deputet i ri në parlament Lulzim Basha ka pasë performancë krejt ndryshe nga konkurrentët e tjerë për kryetarë të P.D-së!
Basha ishte ndryshe, mbasi do të promovonte liderin antiestablishment në politikën shqiptare!
Politikani antiestablishment është kundërshtar ndaj parimeve sociale, ekonomike dhe politike të një klase qeverisëse, në rastin tonë të Rilindjes oligarke të Edi Ramës!
Krahas edukimit perëndimor, Lulzim Basha ka edhe një personalitet antiestablishment!
Së pari nuk ka asnjë lidhje me ish-diktaturën, nuk i përket asnjë Klani, Hoxha apo Kapo apo klane ekonomiko-kulturore që kanë ndikuar negativisht në të kaluarën tonë!
Së dyti është person që ka një lloj patriotizmi plastik, ndryshe nga kundërshtari ti tij Edi Rama që e injoron patriotizmin dhe kombin me sjelljet e tija politike shpesh okulte!
Së treti Luzim Basha i përmend me emra personat e lidhur me krimin dhe drogën në Shqipëri duke mos bërë kompromis me ta, sic ka bërë dhe ka ndërmend të bajë përsëri Edi Rama!
Edhe në politikën e jashtme Basha është modeli antiestablishment që ka krijuar një rrugë të re me vendet perëndimore të randëishme sic janë SH.B.A. dhe Gjermania!
Lulzim Basha është politikan mbasi nuk shkel parimet e shtresave shoqërore në favor të oligarkëve sic bëri Rama në 6 vite! Programi që prezanton Basha për të ardhmen e kundërshton me fakte dhe argumenta shkatërrimin social dhe psikologjik që bërë Edi Rama në këto vite të qeverisjes!

Facebook Comments