Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Në një moment kur të gjithë janë turrur të sulmojnë dhe të rregullojnë funksionimin e dhënies së çmimit Nobel u kujtova dhe i hodha një sy urdhërave dhe dekoratave më të larta që akordon shteti shqiptar.
Gjendja është alarmante.
Presidentët e paçes dhe të pilafit kanë shpërndarë urdhëra të lartë si ai Nderi i Kombit për njerëz që nuk kanë qenë as nderi i lagjes apo qytetit ku kanë jetuar.
Janë tashmë Nder i Kombit njerëz që kanë luftuar kundër bashkimit të kombit, njerëz që ju kanë shërbyer shërbimeve sekrete të armikut dhe Sigurimit të Shtetit.
Nderit të Kombit i mungojnë qindra shqiptarë që i kanë dedikuar jetën çështjes kombëtare shqiptare, ndërkohë që emra të mëdhenj që tashmë janë shpallur Nder i Kombit ndjehen të rrethuar nga emrat e vegjël si të mbuluar nga pluhuri…
Të rishikohen gjithë titujt, urdhërat, medaljet e dhëna nga zyrtarë të papërgjegjshëm.
VETTING abuzimeve me krenarinë kombëtare.
Turpi i mbuloftë në përjetësi ata që janë tallur dhe kanë bërë favore me mirënjohjen e nënës Shqipëri për bijtë e vet në të mirë.

▪️Viti 1996

•Ibrahim Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 – më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare.
Kodra ajo është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

▪️Viti 2002

•Kahreman Ylli ( 1917 – 1975 nga Leshnjë, Skrapar), statusi i tij ishte udhëheqës i LANÇl, ministër dhe deputet. Profesioni i tij ishte: Politikan, Diplomat, Pedagog. Dekorimi i tij është bërë më 04 shtator 2002 me propozimin nga Këshilli i Qarkut të Beratit.

•Gjin Marku ( nga Mirdita), statusi i tij ishte udhëheqës i LANÇl, kuadër drejtues i Ushtrisë. Profesioni i tij ishte: Ushtarak. Dekorimi i tij është bërë pas vdekjes më 04 shtator 2002.

•Azem Hajdari ( nga Tropoja), është vrarë në parlament dhe statusi i tij ishte drejtues i Opozitës dhe deputet i parlamentit të Shqipërisë. Profesioni i tij ishte: Politikan, Diplomat, Pedagog. Dekorimi i tij është bërë më 07 shtator 2002 me propozimin nga Grupimi “dhjetor 90”.

•Universiteti Luigj Gurakuqi (Shkodër). Dekorimi i universitetit është bërë më 24 tetor 2002 me propozimin nga Ministrit Arsimit dhe Shkencës, z. L. Memushi.

•Nako Perikli Spiru (04 janar 1918 – 20 nëntor 1947 nga Durrësi vetëvrarë), statusi i tij ishte udhëheqës i LANÇl, ministër. Profesioni i tij ishte: Politikan, publicist, ekonomist. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2002 me propozimin nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave.

•Át Gjergj Fishta (nga Zadrima), statusi i tij ishte poet kombëtar, patriot. Profesioni i tij ishte: poet, gjuhëtar, publicist, politikan. Dekorimi i tij është bërë më 21 nëntor 2002 me propozimin nga Këshilli i Qarkut të Lezhës.

•Elena Gjika (Dora d’Istria) ( 1820 – 1888 nga Rumania me origjinë shqiptare), statusi i saj ishte: patriote. Profesioni i saj ishte: shkrimtare, publiciste. Dekorimi i saj është bërë më 21 nëntor 2002 me propozimin nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave.

•Vaçe Hasan Zela ( lindur më 07 prill 1939 nga Lushnja), statusi i saj është Këngëtare në pension. Profesioni i saj ishte: këngëtare. Dekorimi i saj është bërë më 24 dhjetor 2002 me propozimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, znj. Arta Dade.

•Biblioteka Kombëtare ( themeluar më 1912 në Tiranë ). Institucion kombëtar i edukimit dhe shkencës. Dekorimi i saj është bërë më 27 dhjetor 2002 me propozimin nga Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, znj. Arta Dade.

▪️Viti 2003

•Kadri Gjata (Kumbaro) ( Lindur më 1865 – i vdekur , vinte nga Libohova), statusi i tij ishte: Dëshmor i Atdheut. K. Gjata ishte Veprimtar i Lëvizjes për Pavarësi. Dekorimi i tij është bërë më 10 shkurt 2003 me propozimin nga Bashkia e Libohovës.

•Mustafa Beqir Krantja ( Lindur më 10 prill 1921- i vdekur , vinte nga Kavaja), me profesion ishte Dirigjent. Dekorimi i tij është bërë më 10 shkurt 2003 me propozimin nga Bashkia e Libohovës.

•Eqerem Çabej ( 1908 – 1980 , vinte nga Gjirokastra), statusi i tij ishte: akademik, Mësues i Popullit, profesor Profesioni i tij ishte, gjuhëtar, albanolog. Dekorimi i tij është bërë më 10 maj 2003 me propozimin nga Ministria Kulturës.

•Mirash Ivanaj ( Lindur më 12 shkurt 1891 – i vdekur, vinte nga Trieshi i Malësisë së Madhe) , statusi i tij ishte: Ministër Arsimi. Profesioni i tij ishte prof. dr. jurist. Dekorimi i tij është bërë më 15 shtator 2003 me propozimin nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zot. L. Memushi.

•Odhise Paskali ( Lindur më 22 dhjetor 1903 – i vdekur, vinte nga Përmeti) , statusi i tij ishte: Akademik. Profesioni i tij ishte skulptor. Dekorimi i tij është bërë më 06 tetor 2003 me propozimin nga Ministria e Arsimit, znj. Arta Dade dhe Drejtori i Muzeut Kombëtar, z. Moikom Zeqo.

•Petro Marko ( Lindur më 25 nëntor 1913 – i vdekur, vinte nga fshati Dhërmi në Himarë) , statusi i tij ishte: shkrimtar. Profesioni i tij ishte shkrimtar, publicist. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Ministri i Kulturës, znj. Arta Dade.

•Tahir Kadare ( Lindur më 28 nëntor 1913 – i vdekur, vinte nga Gjirokastra) , statusi i tij ishte: Gjeneral-major. Profesioni i tij ishte ushtarak. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Org. Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste.

•Jakov Xoxa ( Lindur më 15 prill 1923 – në Fier) , statusi i tij ishte: Shkrimtar. Profesioni i tij ishte shkrimtar. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Ministria e Kulturës, znj. Arta Dade.

•Kel Geg Kodheli ( Lindur më 24 dhjetor 1918 , nga Shkodra) , statusi i tij ishte: piktor. Profesioni i tij ishte Piktor. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Ministria e Kulturës, znj. Arta Dade.

▪️Viti 2006

•Zef Pllumi ( Lindur më 1924 – në Malin e Rencit (Lezhë). Prift Françeskan që kishte vuajtur 26 vjet burg në burgjet komuniste të Enver Hoxhës. Është dekoruar më 3 korrik 2006.

▪️Viti 2007

•Ismail Qazim Ahmeti, inxhinier hidrocentralesh.

▪️Viti 2011

•Sali Nivica (pas vdekjes), dekorohet Nderi i Kombit më 17.01.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi

•Reshat Arbana, dekorohet Nderi i Kombit më 7.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi

•Pjetër Arbnori, dekorohet Nderi i Kombit (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.

•Petro Nini Luarasi, dekorohet Nderi i Kombit (pas vdekjes) më 13.01.2012 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha otomane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën.”

•Jani Vreto, dekorohet Nderi i Kombit (pas vdekjes) më 13.01.2012 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes, që çështjen kombëtare e pa të lidhur njësh me krijimin dhe zhvillimin e arsimit kombëtar dhe përpjekjet për krijimin e alfabetit shqiptar dhe botimin e abetares së parë shqipe i konsideronte si beteja të mëdha për fitoren e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar.

▪️Viti 2012

•Qytetin e Vlorës Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi me dekretin nr.7573, datë 26.06.2012, ka nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, Vlorën, qytetin e Pavarësisë, shoqëruar me motivacionin “Për rolin historik si qytet simbol i shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri shqiptar, për meritat e veçanta në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim, për ndjenjat e larta patriotike e liridashëse dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar”.

•Nexhmije Pagarusha Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani ka nderuar artisten dhe këngëtaren nga Kosova me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.

Facebook Comments