Nga Johannes ESTRADA

◾◾◾

Opozita nuk ka fare nevojë për një tur kombëtar ku “dëgjon dhe mëson” shqetësimet e shoqërisë. I di dhe i ka dëgjuar prej vitesh. Pyetja e vetme tashmë është nëse do i përgjigjet atyre shqetësimeve.

A do propozojë një sistem të ri zgjedhor ku është shoqëria që zgjedh, dhe fuqizon, deputetët?

A do propozjë ndryshime të tjera kushtetuese që ulin pushtetin e kryeministrit (referendume, decentralizim drej pushteteve lokale, dhomë të dytë, ligj për primaret në parti)?

Do flasë qartë e hapur kundra oligarkëve? Ata nuk janë një grup i përgjithshëm por kanë emra konkret. Tre më të mëdhenjë, dhe më problematikët, quhen Mane, Kastrati dhe Ulaj. Të tjerët pas tyre. Po përlajnë gjithçka në vend, pas asnjë talent e meritë në treg, por vetëm me vendime qeveritare. Kanë bllokuar ekonominë, kontrollojnë mediat, kanë blerë dhe politikën. Punonjës apo sipërmarrës, të gjithë vuajnë nën rregullat e tregut që këta kanë krijuar.

Këto janë pyetje të qarta dhe përgjigjet duhet të jenë thjeshta.

Edi Rama është tashmë jo thjesht hajdut, por kriminel. I tillë është edhe sozia që po përgatit ai në Bashki. Por për ti mundur këta, shoqëria ka nevojë për më shumë se refrenin e zakonshëm që ndalon te akuzat ndaj tyre. Përndyshe, zgjidhja që po ju mbetet është të largohen në masë.

Facebook Comments