Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Rruga e shpresës e P.D.-së është rruga e vetme që siguron të ardhmen tonë si komb dhe vend që kërkon integrimin! Rinia duhet të jetë baza e kësaj shprese për neve të gjitha, mbasi brezi i ri gjeneron ide dhe ka energji shumë positive për të realizuar integrimin në BE dhe rritjen ekonomike!
Edi Rama dhe Rilindja dhe preu shpresat të gjithëve kryesisht të rinjve të cilët nuk shohin në horizont asnjë të ardhme me këtë qeveri “bandë oligarkësh” që po i rrjep ata dhe prindërit e tyre!
Lideri Lulzim Basha sot fillon “Rrugëtimin për Shqipërinë “. Zoti Basha shkruan: “Nga të gjitha dështimet e këtij kryeministri, dështimi më i madh është dështimi me rininë, e cila po rritet në një vend pa mundësi, pa punësim, pa perspektivë, me rroga minimale, me kosto larta të jetës e të arsimimit.
Ndaj, zotimi im i parë për ju të rinj, është kthimi i shpresës tek Shqipëria”!
E fillova këtë shkrim me fjalët e kryetrait Basha, mbasi detyrimi më i madh për një parti liberal-demokrate është rinia dhe e ardhmja e saj. Në të gjitha vendet e zhvilluara i kushtohet rëndësi të vecantë rinisë, mbasi janë e ardhmja e vendit!
Do të citoj edhe Zotin Tilman Kuban, kryetarin e uinionit të rinjve të CDU-së në një intervistë të tij ku shprehet kur e pyet gazetarja: “Cfarë bindjesh politike keni hedhur në bordin e të rinjve?Ai përgjigjet: “Se të gjithë politikanët janë idealist”.
Me të rinjtë P.D. duhet të punojë shumë në planin shpirtëror, të synojë idealet e mira dhe të ardhmen duke ndikuar psikologjikisht për rritjen e shpresës se ky vend do të bëhet!
Kurse për pyetjen tjetër se: “Cila pikëpamje politike e prindërve tuaj ishte e turpshme për ju si fëmijë”? Kuban përgjigjet: Patjetër që kemi patur shpesh shumë polemikë. Unë jam shumë mirënjohës për ta, që më edukuan të jem një person kritik”.
Brezi i jonë është mësuar për të mos e thënë të vërtetën dhe për të mos polemizuar aty ku nuk duhet se të kushtonte shtrenjtë me jetë dhe burgosje!
Edhe brezi i ri sot ka nevojë të edukohet me një mënyrë komunikimi, që të krijojë një lloj polemike modern për problematikat e vendit, të qytetit, të jenë më me kurajo civile!
Prandaj krahas krijimit të shpresës, duhet të edukohet edhe polemika kritike, mendimi kritik për shefat, drejtuesit e tyre. Mendoj që të rinjtë duhet të kenë një lloj statusi të vecantë në PD!
Gjatë një debati në strukturat e P.D.-së, një prej këtyre të rinjve i’u drejtua një personi që po komunikonte shumë keq, se është i padurueshëmky lloj debati I pavlerë!
Në takimin në Shkodër mendoj se Basha duhet të nixisi mendimin politik për:
Ekonominë: Si do të zhvillohet ekonomia dhe cilat burime njerëzore dhe natyrore janë të dobuishme për të ardhmen!
Korrupsionin:Korrupsioni në adminsitratën e Rilindjes ka dëmtuar rëndë institucione të rëndëishme sic janë zyrat publike të taksave dhe tatimeve dhe hipotekat!
Arësimi: Cila është e ardhmja e arësimit për të rinjtë? A ka nevojë për një rishikim të gjithë strukturës së arësimit.
Rendi dhe qetësia: Policia është korruptuar në gen në këto 6 vite! Cilat do të jenë masat që do të marri PD dhe cfarë sigurie ofrojnë të rinjtë e PD-së për të shërbyer në punë të rëndëishme për rendin!
Shëndetësia është një prej fushave, ku të rinjtë duhet të japin padiskutim kontribitin e tyre dhe idetë e tyre!
Zhvillimi teknologjik dhe teknologjia e informacionit dhe e ardhmja në Shqipëri!
Së fundi edukimi patriotik duhet të jetë një prej fushave të cilat duhet të punohet shumë, mbasi në botën globale krijohen problematika me respektin dhe vlerat kombëtare!
Të rinjtë mbi të gjitha duhet të mendojnë ndryshe nga neve duke respektuar të gjitha normat që kërkohen për të arritur tek shpresa e madhe për ndryshim që do të vijë patjetër!
Të rinjtë janë shpresa dhe aseti më i mirë i një vendi një kombi!!

Facebook Comments