◾◾◾

Së pari nuk më kishte shkue ndërmend se në një datë e randësishme për një institucion sic asht “Teatri Migjeni”, të kthehej nën protagonizmin e drejtueses të këtij institucioni një aktore e “mediokre” para viteve 90-të Rita Gjeka, biles edhe me tituj të pamerituem të marrun nga ish-presidenti i Republikës Nishani!
Keta personazhe shfrytëzojnë në jetë momentin, për të realizue “egot” e tyne të mëdha dhe për arritë piksynimet diabolike në karrierë!
Së dyti nuk më kishte shkue ndërmend që në dokumentarin e bamë nga RTV Shqiptar me rastin e përvjetorit të 70-të të “Teatrit Migjeni”, do të përmendej ish-diktatori Enver Hoxha si mbështetës i artit dhe kulturës!?
Por kështu funksionojnë shoqnitë e “pacilivizueme” si kjo e jona!
Diktatorët si Enveri, Pol Poti dhe Hitleri, nuk duhet ma pasë vend në fjalorin e një shoqnie demokratike!
Në realitet aktorët dhe Teari “Migjeni” bajnë aktualisht përpjekje për të krijue art dhe vlera artistike, por artistët paguhen për këtë punë!
Kontributi në vite i aktorëve dhe punonjësve të “Teatrit Migjeni” asht i madh! Artistët në 70 vite kanë luajtun shumë vepra të dramaturgjisë së huej dhe autorëve shqiptarë!
Në periudhën e diktaturës ishte shumë e vështirë të luaje autorë të huaj, të cilët nuk i pranonte diktatura.
Shkrimtarët dhe artistët duhet patjetër ti “këndonin” dhe shkruanin diktaturës!
Diktatura ka mbështetun ata që i këndonin asaj, ndoshta biles edhe në “dam” të individëve të talentuem që ndoshta u burgosen dhe u penguen për të ba artin e tyne!
Prandaj duhet të hapen dosjet për artistët në ish-diktaturë, së paku për të lehtësue dhimbjen e atyne që e kanë vuejt në burgje dhe internime!
Artsitët e këtij institucioni kanë patun të njëjtën shtypje ideologjike dhe materiale si të gjithë shqiptarët.
Diktatura ka mbështetun njerëzit e saj, prandaj ata gjetën momentin t’ia “shpërblejnë” mbas 30 viteve, duke e përmendun Enver Hoxhën!
Në fillim ndonjanji prej tyne u përfshi edhe në lëvizjen demokratike!
Filmi “Vdekja e kalit” , asht modeli ma i mirë ku prezantohet hipokrizia e individëve mbas viteve 90-të!
Por të dëgjosh të deklarohet se teatrin e ka ba ish-diktatori Enver Hoxha dhe ka ndikue në karrierën e tyne, nga goja e ish-aktorëve dhe ish-regjizorëve, kupton se sa thellë asht futun në mendjet e këtyne njerëzve ky person që i ka shkaktue dhimbje të mëdha të gjithë shqiptarëve!
Kur mendon se Bashkia e Shkodrës asht e “djathtë” dhe gjoja po ban “luftë politike” me qeverinë aktuale, përsëri të ban përshtypje hipokrizia që e ka mbulue shoqninë tonë!
Në fakt aktiviteti nuk ishte organizue keq, por u kthye në moment të “artë” ku drejtuesja Gjeka e mbështetun nga Kryetarja e Bashkisë ma e dobët e këto 30 vite Voltana Ademi e shfrytëzoi për të ba CV-në e saj dhe Voltana fushatë elektorale për ta mbajtun karrigen edhe 4 vite?!
Kush asht drejtuesja Rita Gjeka?!
Kjo zonjë shprehet vetë që më ka cue në shkollë ish-sekretari i partisë Sul Bushati para viteve 90-të dhe ngre shpesh “në qiell vlerat e ish-komunizmit”, se gjoja paska ba edhe punë të mira!
Por kjo zonja Gjeka tashti asht me PD-në, biles asht thirrë nga Italia në vitin 2005, për të shpëtue teatrin dhe kulturën në Shkoder!
Sic e shkruajta në fillim para viteve 90-të kishte luajt në skenë vetëm një rol të randësishëm atë të Bernarda Albës edhe atë pa nivel artistik!
Duke qenë një “benjamine” e Jozefina Topallit e thirrën në Shkodër për të punue në vitin 2005.
Sejcili ka të drejtë të emigrojë dhe të kthehet të punojë aty ku mund të kontribojë!
Por kjo zonjë, jo vetëm që nuk ka “shkëlqye” me artin e saj, të mbushun me “klithma dhe plagjiatura” e shfytëzoi momentin dhe u ba drejtuese institucioni mbas vitit 2013.
Ajo jo vetëm që drejton teatrin, por ka ndikue në të gjithë jetën kulturore të qytetin në këta 4 vjet!
Në këtë përvjetor jo vetëm që u përmend ish-diktatori Hoxha, por u “akuzuen” edhe drejtuesit në vite të PD-së që e kanë lanë artin dhe teatrin pas dore për të mbivlerësue rolin e drejtueses Gjeka dhe kryetares aktuale Ademi!
Në realitet, mbas viteve 90-të, si rezultat i zhvillimeve të pakontrollueme dhe ndryshimit të sistemit ekonomik, arti dhe teatri nuk kanë patun ndonjë mbështje të madhe në Shkodër dhe në Shqipni!
Nga ky aktivitet këta zonja dolën si “shpëtimtare” të Shkodrës dhe artit në vite!
Në fakt Zonja Ademi “ankohet” se Kryeminsitri Edi Rama nuk i jep fonde për Shkodrën dhe ajo ban shpenzime të mëdha për një aktivitet të Teatrit, kur Shkodra asht e papastrueme, e pa rregullueme, ka varfëni dhe gjendje të keqe ekonomike dhe nuk ka investime!
Bashkia e Shkodrës nxjerr shumë pak të ardhuna, për të mbulue nevojat që ka qyteti i Shkodrës!
Mbështetja e institucioneve nga zonja Ademi asht disproporcionale!
Gjatë këtyne 4 viteve janë pague miliona për Vllazninë dhe ekipi ra në kategorinë e dytë!
Teatri dhe institucionet e kulturës, duhet të nxjerrin të ardhura për investime, megjiatë kanë edhe shpenzime që duhet të mbështeten nga drejtuesit lokal dhe qeveria!
Në fakt, Teatri asht rikonstruktue nga qeveria Rama! Kështu funksionojnë gjanat dhe politika në Shqipni.
Në këtë ditë të randësishme të teatrit nuk u përmend edhe kontributi i disa aktorëve dhe i stafit që kanë punue në këtë institucion!
Me rastin e 70 vjetorit, duhet të urohen të gjithë ata që kanë kontribue në vite!
Në realitet u dhanë shumë tituj dhe vlerësime nga presidenti aktual Ilir Meta, për disa artistë dhe regjizorë të talentuem të këtij instituciuoni!
Një urim të vecantë në këtë 70 vjetor, duhet ba për të aktorët e rinj të talentuem të Shkodrës, për të mbajtun dhe cuae përpara atë që asht ba në këto 70 vite!
Drejtuesit dhe politikanët zevëndësohen, shkojnë e vinë, por arti asht ma i randësishëm!
Mendoj se në këtë 70 vjetor, drejtuesja e Teatrit dhe aktorët duhet të mbështetnin “Kauzën e Teatrit” të Teatrit Kombëtar, duke dërgue një mesazh për artistët në Tiranë!
Ky mesazh jo vetëm që nuk u dha, por lëvizjen “Mbro teatrin”, asnjë aktor ose drejtues nga Shkodra nuk i ka mbështetë artistët në Tiranë!
Dhe kur mendon se Shkodra dhe Bashkia janë të djathtë ose thjeshtë mbrojnë kauza për kolegët e tyne!?
Në këtë kontekst këta drejtues “çirreshin” me të drejtë, kundër armëve kimike në Shqipni, por e shfrytëzuan për karrierën e tyne.
Keta drejtues sot nuk mbështesin liderin opozitar Zotin Lulzim Basha, se kanë pasë “benjaminë dhe benjamine” të tjerë dhe punojnë kundër opozitës dhe Shkodra asht “Bashki e Djathtë”!
Një prej mbështetësve të Edi Ramës, asht edhe drejtuesja Rita Gjeka, por ban “lojna” sikur asht në opozitë, duke e quajtun në intervista “Shalgjati”!
Po më kujtohet edhe thënia “Vita Brevis-Ars longa”, dmth, jeta asht e shkurtën por arti asht i pafund!

Facebook Comments