Nga Rob KORE

◾◾◾

Zakonisht ndodh krimi, pastaj kerkohet autori.
Por ne diktatura ndodh e kunderta.
Ne fillim te arrestonin.
Me tej te gjenin nje deshmitar te rreme qe i hartonin nje deshmi te rreme dhe pastaj te akuzonin per nje krim, qe nuk kishte ndodhur kurre.
Me jepni nje emer- thoshte Stalini, t’ju gjej krimin.
Mund te duket e pabesueshme , por fatkeqesisht pak a shume kjo po ndodh sot ne Amerike.
Ka 3 vjet qe eshte percaktuar emri, ai quhet Trump dhe po kerkohet me ngulm ose me mire te themi , ka 3 vjet qe po koreografohet krimi.
Por deri tani vetem kane deshtuar.Deshtuan me Russia probe, do deshtojne edhe me Ukrainen.
Kane deshtuar sepse Trump eshte i pakontrollueshem.
Ate nuk e kontrollon dot as establishmenti, as korporatat, as Mafia, as mediat e medha, as Holliwood-i.
Dhe sa me shume suksese arrin Trump, qofte ne politiken e brendshme, qofte ne politiken e jashtme, aq me shume ata flasin per ate qe quhet “impeachment”.
Jo Trumpi vete, por Trumpi i sukseshmem i tmerron me shume se çdo gje tjeter.
Trumpi i sukseshmem nxjerr skarco politikat e tyre te korruptuara, luftenxitese, korporatiste, politikat e emigracionit, te punesimit, te arsimit te indoktrinuar, te shendetesise etj etj.
Ai nxorri korrupsionin e madh ne drejtimin e institucioneve te inteligjences, te ashtu quajtura te pavarura, por qe punonin me axhende politike te njeanshme ne favor te establishmentit te vjeter politik, per te rrezuar me puç mafioz nje president te zgjedhur nga populli.
Pastrimi i institucioneve te inteligjences amerikane nga drejtuesit e korruptuar eshte nje nga sukseset me te medha te Trump.
Nuk eshte e kollajshme ta besh kete. Kerkon shume guxim te ngresh gurin, ku poshte tij qendrojne me qindra gjarperinj gati per te kafshuar.
Ka tentuar para 50 vjetesh ta beje Kennedy dhe nuk mundi.Perkundrazi ata e eleminuan fizikisht ate.
Kennedy kishte thene shprehjen e famshme:
Po te kisha mundesi , do ta kisha bere CIA-n njemije copash.
Dhe fundi dihet se si perfundoi Kennedy.
Sipas deshmive te vellait te tij, ishte kjo e fundit qe e zhduku.
Qe te heqesh nje president nga zyra (impeachment) duhet qe ai te kete kryer nje krim te rende.
Ne rastin e Trump jo vetem qe s’ka krim te rende, por s’ka asnje lloj krimi.
Ka vetem nje genjeshter nga ana e Adam Schiff, i cili ka vene ne gojen e presidentit fjale qe ai s’i ka thene kurre.
Genjeshtra e Adam Schiff u vertetua qe te nesermen.
Po pse vazhdon per 3 vjet rresht pa pushim narrativa e “ impeachment”, kur nuk ka asnje baze dhe kur ata qe e kerkojne e dine shume mire qe kjo gje nuk do ndodhi?
E bejne sepse ata duan ta largojne me çdo menyre Trump ne 2020, qofte kjo nje menyre e paligjshme apo e pamoralshme.
Nuk kane asnje lloj ideje ne konkurimin e ardhshem dhe ajo qe eshte me e rendesishme, ata kane kandidat te dobet, per te mundur Trump.Te gjithe kandidatet qe konkurojne ne primaret demokrate deri tani nuk kane asnje shans te mundin Trump.
Zgjedhja e Trump ne 2020 eshte fundi i politikave te tyre te vjeteruara.
Ne politikat e brendshme fillon edhe merr prioritet puna dhe vepra konkrete dhe jo shfaqjet pa fund te politikaneve,merr prioritet qytetari i thjeshte, merr prioritet lufta kunder korrupsionit te te forteve, rritet ekonomia, sigurohet mbrojtja e kufive, behet arsim i vertete dhe jo indoktrinim, rishikohet shendetesia, problemet sociale fillojne edhe shihen realisht dhe jo te perçudnuara per qellime votash.
Ne aspektin e politikes se jashtme kerkohen zgjidhje reale dhe pa forcen e armeve.
Bota ka dekada te tera ku krijohen konflikte dhe pastaj behet sikur luftohen keto konflikte. Krijo nje grup kunder nje tjetri, e pastaj shumica e ketyre grupeve kthehen kunder Amerikes dhe krejt perendimit.
Eleminimi fizik i liderit te ISIS ishte nje sukses i Trump. Menyra se si e trajtuan kundershtaret e tij ishte qesharake.
Gazeta Washington Post shkruajti:
Vdiq nje skolar religjioz ne moshen 48 vjeçare.
A thua se po jepnin lajmin per vdekjen e papritur ne nje moshe te re te Norman Vincent Peale.
Apo njesoj sikur te vesh titull gazete : vdiq nje orator i rralle, Hitleri.
Jemi nje vit larg zgjedhjeve.
Deri atehere e gjithe makineria e fuqishme propagandistike do jete ne njeren ane dhe Trumpi i vetem ne anen tjeter.
Trumpi kunder te gjitheve, kunder demokrateve , kunder mediave te medha amerikane, kunder Holliwood-it, kunder nje pjese bilioneresh dhe njerez me influence ne Amerike.
Vetem nje Trump mund t’i rezistonte gjithe kesaj lufte te njeanshme.Çdo president tjeter do ishte rrezuar.
Vetem nje Trump mund te funksionoje normalisht ne detyrat e tij te perditeshme, ne nje ambjent te tille kaq armiqesor.
Amerikes dhe botes i duhet Trumpi edhe per 5 vitet e tjera.
Edhe mbas Trumpit duhet nje republikan tjeter per 8 vjet te tjera.
Per analogji, bota ndryshoi pozitivisht mbas 2 presidencave republikane Reagan+ Bush(babai).
Para tyre, komunizmi kishte shkaterruar gjysmen e botes.
Mbas tyre dhe mbas disa presidencave te deshtuara, kane rilindur fuqishem marksistet.
Sidoqofte, nuk besoj se Amerika do ta lejoj gabimin qe u be me Leninin ne fillim te shekullit te kaluar.
Duhet te filloj ne Amerike qe te vije dhe ne Shqiperi.
Vetem atehere do te ndalohet marrezia me portretet e dhunuesve te kombit.

Facebook Comments