Nga Jonila GODOLE

◾◾◾

Kush luftoi per çlirimin e Shqiperise duhet te nderohet, pa diskutim!
Por, per sa kohe nuk kemi rene dakord zyrtarisht mbi nje liste emerore te pergjegjesve qe kryen krimet e komunizmit, shume prej te cileve kane qene padyshim figurat udheheqese te luftes; dhe pa denuar me transparence dhe publikisht çdo krim te kryer gjate 45 vjeteve, nuk mund te nderojme publikisht emra te perveçem partizanesh! Mbi te gjitha, nuk mund te nderohet ne te njejten fryme dhe forme (sa shaka pa kripe?!) si martiret, ashtu edhe persekutoret e mundshem te tyre!
Familjaret e viktimave te diktatures kane te drejte qe te protestojne kur shohin ne Bulevard posterat e atyre qe u kane vrare e burgosur te afermit. Kete reagim besoj qe ideuesit e ketij aksioni „partizan“ e kane pritur dhe mbase e kane provokuar qellimisht qe te ndajne serish popullin ne dy fronte: „me ne“ ose „me ata“!
Por duke mos bere diferencime, perdhosen edhe ata partizane te ndershem, te cilet vertete fillimisht luftuan per çlirimin e vendit, por me vone kur njohen fytyren gjakatare te regjimit, zgjodhen te terhiqen nga jeta publike, te kritikojne sistemin, madje edhe te denoheshin.
Me shume se manifestim i respektit ndaj luftes ne kete 75 vjetor, ky duket si manifestim autoritar i forces se pushtetit mbi menyren se si shqiptaret e shek 21 duhet ta njohin historine, me urdher nga lart. Dhe kjo fryme eshte e rrezikshme, nese nuk ndalet. Shqiptaret ende nuk e kane marre veten nga trauma kolektive e nje regjimi totalitar, qe ne ta leme historine te riperseritet kaq shpejt, pa mesuar asgje prej gabimeve te se shkuares…

Facebook Comments