Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Edi Rama është kryeminstri më jo-real në historinë politike të Shqipërisë!
Edi Rama realisht është në karrigen e kryeministrit, por vendin e drejtojnë jo-realët, ata që e mbajnë në pushtet me paratë e drogës!
Termi real gjuhësisht ka kuptimin, dicka -jo artificiale, jo-mashtruese ose iluzive që do të thotë vendi ka nevojë për :
1.Rritje ekonomike reale, jo-artificiale të mbështetur nga trafiqet.
2. Integrim në B.E. jo-iluziv, me pretendimin se fajin e ka historia dhe arketipet, Europa!?
3. Uljen e papunësisë, jo me premtime mashtruese dhe lojra fjalësh, se shqiptarët nuk duan punë por vend pune!?
4.Luftën kundër trafikut të drogës, me akte konkrete për ta penguar këtë trafik shkatërrimtar për një vend, kryesisht për të rinjtë!?
Termi jo-real ka kuptimin dicka e falsifikuar, e rreme, pseudo, jo-autentike.
Rilindja dhe Edi Rama i sollën shqiptarëve:
1.Pseudo-ekonomi.
2.Pseudo-integrim.
3.Pseudo-ulje papunësie.
4.Pseudo luftë kundër trafiqeve.
5. Pseudo-qeverisje, ose sic thote populli, po bëjmë demek se po qeverisim njerëzit dhe po bëjmë reforma për të ardhmen!
Rilindja dhe Edi Rama kuke shrytëzuar pikërisht ndryshimin e “paradigmës mendore” post-moderne që thotë se: “Asgjë nuk është e vërtetë prandaj e gjitha është reale”, e shesin jo-realitetin për realitet.
Populli i thjeshtë e ka shumë të vështirë të kuptojë këtë lojë të Rilindjes, kur njerëzit kanë nevojë imediate për punë, ushqim, kurim, shkollim dhe qetësi!
Edhe vetë Rilindja si koncept politik i kaloi caqet e realitetit, me mënyrën jo-reale se si e qeverisi Shqipërinë në këto 6 vite për gjithsejcilin prej nesh!
Në fillim të qeverisjes në 2013, as analisti dhe politikani më largpamës në Shqipëri nuk mund të imagjinonte “caqet e jo-reales” së kësaj qeverie!
Në politikë mund të ndodhi cdo gjë, por asnjeri nuk e parashikonte jo-realen e Edi Ramës:
-Se Genti Caka do të ishte ministër i jashtëm i Shqipërisë!?
-Se oligarkët, si njëfarë Agaci do të bëheshin miliarder?!
-Se ministrat e brëndshëm Tahiri dhe Xhafa do të mbështesnin trafikun e kokainës dhe heroinës?!
-Se paratë e drogës ndërkombëtare do të groposeshin në Shqipëri?!
-Se oligarkët një organizatë kriminale reale, do të dëmtonin ekonominë tonë dhe do të shkatërronin shtresën e mesme dhe shtresat në nevojë?!
Qeveritë okulte në thelbin e tyre janë jo-reale. Nëpërmjet jo-realitetit fshehin dëmet që i bëjnë shoqërisë për qëllimet e tyre!
Lulzim Basha, opozita reale kërkojnë një reformë zgjedhore reale për t’i dhënë shqiptarëve:
1.Votën e lirë votën e të ndershme, jo-shitblerjen e votës!
2. Të ndalohet presioni mbi administratën publike, presioni ndaj nxënësve!
Kryeministri jo-real dhe Rilindja jo-reale tallen duke u mjaftuar vetëm me premtimet mediatike solemne të Rilindjes se:
1.Edi Rama nuk vjedh më vota?!
2. Se administrata publike nuk do të ketë presion nga qeveria!?
E kuptoj dhe e vlerësoj ngutjen e të gjithë aktorëve për ndryshim!
Jam optimist se ndryshimi real do të vijë dhe shqiptarët do të zhvillohen dhe integrohen aty ku kanë aspiratën e tyre në B.E. në bashkëpunim me SH.B.A!
Ndryshimin do sjellin opozita reale dhe lideri real Lulzim Basha, me ndihmën e të gjithë aktorëve në vend dhe ndërkombëtar që kërkojnë një ndryshim real të vendit!
Po e mbylli shkrimin me deklaratën e ambasadores amerikane në Shqipëri Zonjës Yuri Kim :”Mendoj se celësi për fuqinë e NATO-s, e nevojshme për SHBA qëndron në tre gjëra: solidaritet, integrim dhe ndërveprim. Në të treja Shqipëria ka arritje maksimale, sepse fatmirësisht “narrativa ruse” nuk ngjit në Shqipëri. Sic e thashë në fjalën time, miq të tillë ne duhet t’i mbajmë edhe më afër.” E qartë si Kristali se me përralla ruse nuk mbulohen lidhjet e kësaj qeverie me krimin e korrupsionin galopant”.

Facebook Comments