Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq nënshkroi këto ditë marrëveshjen me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik që drejtohet nga Rusia dhe është kundër B.E.-së! Kryeminstrja e Serbisë e firmosi këtë marrëveshje pak ditë pasi firmosi me Edi Ramën Shengenin Ballkanik.
Shtrohet pyetja se mos “Shengeni Ballkanik” a mos është një lojë serbe, për mallrat dhe influencën ruse dhe aziatike për të spostuar SH.B.A.-në?!
Qeveritë autoritare bëjnë “Marrëveshje edhe me Dreqin”, sic thotë populli për të mbajtur pushtetin, në kurriz të marrëveshjeve politike dhe ekonomike që kanë shpëtuar në histori Shqipërinë dhe kombin shqiptar kudo që janë!
Mos hapja e negociatave ishte dështim i madh për Edi Ramën. Vendet e B.E.-së sic janë Gjermania dhe Italia janë shumë të interesuara për të penguar ndikimin rus në Shqipëri dhe rajon! Interesimi i Gjermanisë dhe Italisë është i madh pas Jo-s së Francës për zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon.
Rusia ka ndërruar strategji për të pasur ndikim në rajon! Nga një anë deklaron se nuk ka interesa për Shqipërinë dhe rajonin, nga ana tjetër përdor “ekspansionin” ekonomik me ndihmën e Serbisë për të futur mallrat dhe influencen ruse në Shqipëri dhe rajon!
-Edi Rama përpiqet që dështimet e tija në politikën brëndshme dhe kryesisht të jashtme ti’a faturojë P.D.-së, duke interpretuar lobimin e P.D.-së në SH.B.A. si financim rus.
-Edi Rama harron fjalimin e Zonjës Hillari Klinton në parlamentin shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, që deklaroi se do të jemi në mbështetjen tuaj edhe 100 vjet të tjera vec punoni për zhvillimin ekonomik dhe demokratik të vendit tuaj!
Zonja Klinton pati deklaruar: “SHBA ka qëndruar me ju për 100 vjet dhe do qëndrojë me ju edhe për 100 vjet të tjera. Jam këtu në këtë takim të rëndësishëm me historinë tuaj, për t’u thënë se SHBA do qëndrojmë me ju edhe për 100 vjet të tjera bashkë. Edi Rama harron që jemi përjetë anëtarë të NATOS.

Me këtë akt historik Shqipëria u lidh me një aleancë politike dhe ushtarake me botën e lirë. Shqipëria në historinë e saj të gjatë ka njohur pushtime të shumta, të egra, të zgjatura e barabare, ndofta më shumë se çdo vend tjetër u bë anëtar i aleancës më të pathyeshme të kohës te udhëhequr nga vendi i madh i lirisë, SHBA. Anetarësimi i në NATO shënon arritjen më të madhe të Shqiperisë pas pavarësisë së saj.

-Edi Rama me këto lojra politike, post-moderne, duke u tallur me këto arritje madhore harron presidentin Woodrow Wilson, që shpëtoi Shqipërinë nga coptimi dhe meriton një nderim të thellë nga të gjithë shqiptarët!
-Edi Rama harron presidentin me prejardhje nga Kosova George Washington që ka krijuar Shtetin Amerikan.
Besohet se nëna e tij ishte me prejardhje shqiptare, mbase nga Kosova ose Komuniteti Arbëresh, që u vendos në Italinë e Jugut rreth shekullit të XVI.
-Edi Rama harron amanetin që nëna e presidentit Washington i ka lënë për Shqipërinë dhe Shqiptarët!
-Edi Rama harron se cfarë ka bërë Presidenti Bill Klinton për Kosovën dhe lirinë e saj!
-Edi Rama duhet të pyesi miqtë e tij gazetar, se si është shprehur Zoti Klinton, kur këshilltari i tij i ka thënë se nuk kemi pyetur Francën për sulmet ajrore në Serbi!?
-Edi Rama harron pritjen madhështore që shqiptarët i bënë presidentit George Bush i Ri, duke i akuzuar shqiptarët për orën e dorës së presidentit amerikan!
-Edi Rama “bën sikur nuk kupton”, por e din mirë se nuk mund të lozi me arritjet e mëdha të dhe të përjetshme të Shqipërisë dhe Kosovës!
Shqiptarët janë besnikë dhe janë përjetë me SH.B.A. dhe N.A.T.O!

Facebook Comments