Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Edi Rama ka shkatërruar 3 palë zgjedhje në këto 6 vite. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme me Edi Ramën, janë utopi politike. Asnjë opozitar e shqiptar i ndërshëm, s’beson se Rama nuk blen më vota!?
Prandaj reforma zgjedhore e përgjegjshme për zgjedhje të lira dhe të parakohëshme është e domosdoshme!
Komisioni i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm elektoral është vetëm një celulë e parlamentit ilegjitim të Rilindjes, që siguron vetëm Edi Ramën me bandat e tija për ta mbajtuar edhe disa vite pushtetin!
Deklarata e papërgjegjshme e Damian Gjiknurit, se nuk ka ligj të parandalojë shitblerjen e votës sic thotë P.D., tregon qartë se cfarë përfaqëson propozimi i P.S.-së për reformën zgjedhore!?
Edi Rama ka ndërtuar një mekanizëm të tillë “narko-elektoral”, që shkatërron dhe manipulon zgjedhjet e lira demokratike.
Një qeveri e përgjegjshme është qeveria që kujdeset për shtetin, njerëzit që jetojnë dhe punojnë në atë vend në planin material dhe shpirtëror, për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Diktaturat dhe neo-diktaturat janë sisteme që krijojnë qeveritë më të papërgjeshme që ka patur historia politike.
Neodiktaturat që mbështesin drogën dhe korrupsionin janë ekstremisht të papërgjegjshme!
Papërgjegjshmëria narko-qeverive arrin deri në patologji, duke e kthyer në formë të menduari dhe vepruari vjedhjen e votave.
I përgjegjshëm është dikush ose një qeveri që ka një detyrim për të bërë diçka, për të pasur kontroll ose për tu kujdesur për dikë ose për një vend, për funksionimin demokratik të shtetit.
Rilindja është qeveria më e papërgjegjshme që mbas pavarësisë 1912, që kanë pasur shqiptarët!
Papërgjegshmëria e “kontrolluar” e Rilindjes është më e rrezikshme se ajo instiktive, si pasojë e një seri faktorësh patologjik politik!
Papërggjegjshmëria politike e “kontrolluar e Rilindjes”, është shumë e rrezikshme dhe sjell një dëm të madh psikologjik dhe shoqëror!
Reformat e papërgjegjshme të “kontrolluara”, me ligje të narkoshtetit të Rilindjes sollën vetërasje të personave të prekur nga reformat e “papërgjegjshme” të energjisë!
Rilindja pretendon se reformat në këto 6 vite ishin legjitime, por papërgjegjshmëria e Edi Ramës krijoi një gjëndje frige dhe shoku mendor, varfëri të gjithë shqiptarëve.
Reforma e taksve dhe tatimeve pati të njëjtin ndikim negativ dhe terrorizoi të vegjlit dhe tregtarët e vegjël.
Prandaj opozita duhet të parandalojë papërgjeshmërinë e Rilindjes për reformën elektorale!
Nëse Rilindja do të arrijë të kontrollojë reformën elektorale, dëmi politik, shoqëror dhe piskologjik do të ndikojë për të ardhmen tonë dhe integrimin edhe disa vite!
-Qeveria e Rilindjes, Edi Rama zëdhënësit dhe drejtuesit e lartë të kësaj qeverie, nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë.
-Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimet, siç ishte dështimi me refuzimin e negociatave nga BE.
-Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimin për t’u dhënë shqiptarëve një mundësi për të zgjedhur pushtetin vendor, zgjedhjet e 30 Qershorit .
-Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimin me ekonominë.
-Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjësi për dështimin me luftën ndaj korrupsionit.
-Qeveria dhe Edi Rama nuk mbajnë përgjegjëi për tenderat korruptivë të oligrakëve.
Prandaj Rilindja është e papërgjegjshme për reforma dhe kryesisht për reformën në drejtësi!
Reforma zgjedhore e përgjegjshme, realizohet vetëm me një dispozitë tranzitore që garanton një qeveri kujdestare të zgjedhjeve dhe një procestë pakontestueshëm zgjedhor!

Facebook Comments