Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Po shoh statuse që Edi Rama paska lanë nam mbrëmë në Opinion. A e pe? – më pyesin. As e shoh hiç. Është një individ për të cilin nuk kam ma kuriozitet qysh prej vitit 2014 e prej fushatës 2015 kur deklaronte se po nuk votuat kandidatët e mi për bashki sdo keni investime. Asnjë sekond të jetës nuk e shpenzoj për ketë individ, veç çfarë më nisin artikuj e linke “Shih çfarë ka bërë”. Thonë është psikopat mirëpo nuk to’koka edhe qaq psikopat, do thonin andej kah Kosova. Po t’jetë psikopat dëmton veten por ai e ka strategji skandalin, strategji komunikimi, ndërkohë kalon lejet e konçesionet, dmth psikopat-psikopat, po milionat në xhep, dëmton secilin shqiptar. E pyet për emigrimin masiv e thotë skam unë përgjegjësi. A i ka shkurtuar të gjithë zërat buxhetorë, më pak për arsim, më pak për gjithçka, ngaqë i duhen për të paguar kontratat konçesionare dhe shpenzimet e administratës së vet. Pra po ia dika mirë zanatit kur vjen puna tek vjedhja, nuk qenka aq psikopat e i çekuilibruar. Paska një ekuilibër të admirueshëm. Duhet t’jemi në konsensus me njani-tjetrin se këtu është vjedhur historikisht. Po t’mos jemi n’konsensus mbi ketë, rrejmë dhe sjemi njerëz taman. Institucionet janë përdorur si kazerma për strehimin e militantëve, buxhetet janë përdorur si gjela florini për të paguar mercenarët që të nxjerrin fitues në zgjedhje. Mirëpo duhet t’jemi në konsensus dhe dakord edhe për diçka tjetër; çdo korrupsion e abuzim para këtij ka qenë primitiv e kuazi-primitiv. Ky e ka korrupsionin të sofistikuar dhe shumë të kushtueshëm. Nëse më parë ndërtoheshin rrugë dhe vidhej tek rrugët një ose dy apo dhjetë cëntimetra, ky e tenderon 250 milion euro një rrugë e cila kushton 90 milion euro. Ky nuk i kthen tek njerëzit paratë që merr prej njerëzve. Se qeveritë maten edhe kështu: kush merr më pak taksa dhe kush kthen më shumë para si investime tek njerëzit, klasifikohet si qeveri më e mirë. Sepse në koncept, paratë janë pronë e njerëzve, jo e qeverisë. Ky i konsideron paratë radikalisht dhe thelbsisht si të qeverisë. Po i shkuan njëherë në arkë, ska shance të kthehen më tëposhtë. Ske nevojë me u marrë shumë me një qeveri, analizoji buxhetin që miraton çdo dhjetor dhe qysh aty e sheh çfarë qeverie është. Gjithë ketë të vërtetë të madhe, ky e mbyt dhe e eklipson me crik. Qeveria si e tillë nuk është diçka pozitive, ska qeveri pozitive, as shteti si i tillë nuk është pozitiv. Janë të këqija të domosdoshme. Kësisoji mardhënia mes njerëzve e komuniteteve me qeverinë dhe me shtetin, duhet të jenë mardhënie pakti, mardhënie interesi e biznesi. Sa më merr e sa kthen, sa më intereson. Duhet të vijë koha që ketë mardhanie ta trajtojmë si mardhanie biznesi, tu thuhet e të edukohen njerëzit me ketë filozofi. Po vazhduam me “Lufta mes të mirës dhe të keqes” “Lufta mes të bardhës e të zezës”, kjo është letërsi nuk është politikë. Dhe letërsia nuk zgjidh asgjë, përveç se zgjidh frustrimet dhe ushqen iluzionet e njerëzve pa lidhje me mendjen dhe me mendimin. Globi është kontraktual, funksionon me pakte.

Facebook Comments