Nga Qamil Gjyrezi

◾◾◾

PD është parti e ndryshimeve të mëdha. P.D. ndryshoi sistemin politik ish- diktatorial në vitin 1992.
PD mbrojti Shqipërinë nga revolucioni komunist në vitin 1997.
PD rrëzoi Fatos Nanon, një kryeministër të korruptuar në 2005. P.D. antarësoi Shqipërinë në N.A.T.O dhe i dha shqiptarëve lëvizjen e lirë në Europë.
PD do të rrëzojë autokratin e fundit në Ballkan Edi Ramën dhe do të vendosi demokracinë në vend!
PD nuk është OJQ!
PD ka mbështetjen dhe asistencën teknike të Partive Popullore Europiane dhe të CDU-së dhe CSU-së gjermane!
Kur e pyetën para disa ditësh këshilltarin ekonomik të Angela Merkelit, Martin Henze se, a është opozita shqiptare dhe Lulzim Basha të përgatitur për të luftuar krimin, korrupsionin dhe rivendosjen e shtetit të së drejtës, ai u përgjigj:
“Shqipëria e Lirë, përkatësisht opozita e zgjedhur, ka potencialin, vullnetin, konceptet dhe mbështetjen evropiane, për të sjellë ndryshime të plota politike, ekonomike, ligjore dhe sociale në Shqipëri dhe kështu të organizojë një të ardhme për kombin shqiptar dhe pranimin në BE Shqipëria ka gra dhe burra fantastikë të rinj dhe me përvojë në Shqipëri dhe në mbarë botën, kështu që ata nuk kanë nevojë për OJQ për ta bërë këtë”.
Personalisht e kuptoj ngutjen e shqiptarëve për të rrëzuar qeverinë Rama 2 dhe tentativën e disa mediave “opozitare” për të motivuar PD-në, për të dalë para Kryeministrisë!
PD është e bindur se Edi Rama nuk ikën nga FB dhe Twitter.
PD nuk e ka ndërprerë veprimin politik. Mbështetja e grevave lokale dhe kombëtare, tregon se PD e ka shumë të qartë dhe të detajuar “protestën” kundër qeverisë së Edi Ramës!
PD pavarësisht se është në opozitë, ka përgjegjësinë dhe vetëdijen politike për fatin e integtrimit në BE dhe rivendosjen e demokracisë në vend.
PD do të organizojë padiskutim edhe protesta për rrëzimin e Edi Ramës.
Anëtarja e Kryesisë së PD-së zonja Grida Duma shkruan së fundi duke bërë thirrje për protestë: “Europa foli, asnjë hap më me Edi Ramën”!
Por Zoti Lulzim Basha në Konferencën mbas vendimit të Brukselit më 18 Qershorë për Shqipërinë u shpreh qartë:
Ndryshimi nuk vjen përmes një proteste. Vendi ka nevojë për ndryshim, jo thjeshtë për rotacion politik”.
Prandaj për të sjellë ndryshimin e vërtetë, duhet veprim politik i ideuar dhe projektuar me përgjegjëesi dhe vetëdije për këtë ndryshim të domosdoshëm historik!
PD, në këto muaj ka zhvilluar një aktivitet në të gjitha nivelet dhe strukturat politike në bazë!
Strukturat politike, janë të gatshme për protesta kundër Edi Ramës dhe po punojnë për të organizuar zgjedhjet e parakohëshme kombëtare dhe lokale që janë e vetmja zgjidhje për të krijuar stabilitet në Shqipëri dhe rajon.
Reforma zgjedhore është një urgjencë kombëtare, që vjen përmes një vullneti të pastër politik!
Pa reformë zgjedhore nuk ka ndryshim të vërtetë politik në vend!

Facebook Comments