Nga Erl KODRA

◾◾◾

Perimetri nuk ka anë ashtu siç mendohet rëndom,
Madje edhe mendimi asht i vështirë të konceptohet ndryshe,
Përveçse në formë të pakufizueme, përtej cakut ku mendja mund të shkojë,
Në Pikën e Fundme ku përthiten të gjitha rrezet e Dritës.

Unë udhëtoj shumë, zakonisht nisem mbrëmjeve të vona,
Atëherë kur qetësia merr fuqi magjike,
Rregulloj flokët, vishem bukur, vë papion blu.
Marr shkopin e thanës e ia hypi fluturakut njëbrirësh.

Kam dashtë gjithmonë të jem materie e bardhë,
Në formë grimcash më të vogla se fotoni.
Sepse kështu mundem me hy kudo, për hatrin tem,
Pa shkaktue trazira sociale ndër udhëtimet e mia.

Nuk mjafton të kaloj nëpër grimca; unë hy brenda,
E vëzhgoj me nge limitet e pakufizueme,
Që kanë përthithë të gjitha ngjyrat
E Universit.

20-10-2019

Facebook Comments