Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Fajtori dhe përgjegjësi kryesor për Jo-në Europiane për hapjen e negociatave është vetëm një njeri Edi Rama! E shkruaj “një njeri”, mbasi pjesa tjetër që e mbështet Edi Ramën, nuk janë “njerëz” por kukulla në duart e tij!
Edhe Edi Rama nuk është më “njeri”, mbasi i ka humbur arëyseja, logjika ose lot “rolin e të dëshpëruarit”, për qëndrimin Europinan, duke përdorur lloj lloj “budallalleqesh” si argument, duke akuzuar Europën!
Piktori me mjekërr përdor keq faktet historike, pushtimin 500 vjecar të Turqisë ose ish-diktaturën 50-vjecare, për të mbuluar dështimin e tij madhor!
Nuk e kuptoj se si një kryeministër me këto “kukulla” pa emër, mban peng një komb të tërë ?!
Së pari më bën përshtypje se si një grup “kukullash” me Edi Ramën e mbajnë pushtetin pa i hyrë “ferrë në këmbë”, në mes të Europës dhe na përdhunojnë të gjithëve!?

1▪️Qeveria gënjen përditë me arritjet në shëndetësi, kur në reanimacion nuk ka ilace!

2▪️Qeveria hap vitin akademik në Universitete, pa plotësuar kushtet për studentët!

3▪️Qeveria nuk ka para për shpërblimin e pencionistëve dhe shtresave në nevojë dhe ministrja e financave manipulon me ADISIN, për të paguar shpejt tatimet për të mbushur arkën e mbetur bosh të shtetit!

4▪️Së fundi, qeveria nuk prahohet nga Europa dhe ministri i jashtëm i Ramës, “fajëson” Europën!

5▪️Qeveria nuk ka para për ngrohje në shkolla dhe cerdhe dhe fillon vitin e ri shkollor duke “i lyer” shkollat me bojë të bardhë dhe duke shpërndanë gjoja libra falas shkollat!

6▪️Krimi ka mbuluar cdo qytet dhe lagje, qeveria manipulon me zëvëndministrat për arritje për rendin dhe qetësinë publike!
A ka ndonjë “mik të tij” Edi Rama, kryeministër europian që e këshillon privatisht të japë dorëheqjen, apo i ka manipuluar të gjithë!?
Jam i bindur që neve që kërkojmë dorëheqjen e Edi Ramës, jemi shumë shumë më tepër se “Kryeministri me mjekërr”!
P.D. ka disa herë më shumë politikanë dhe intelektulë të rinj, të aftë për të përballuar politikisht dhe intelektualisht, Ballën, Spiropalin, Gjiknurin, Denajn, Shahinin, Manastirliun që janë në minorancë etj., për të qeverisur vendin në të ardhmen!
Piktori dështak lën mjekrrën për të krijuar një imazh tjetër. Gjithsejcili ka të drejtë të merret me pamjen dhe veshjen e tij.
Nëse shikon me vëmendje kryeministrat europian, asnjëri nuk mban mjekërr ose ndonjëri prej tyre e mban estetikisht shumë mirë!
Ky kryeministri “jonë” mban mjekërr edhe pa estetikë, megjithse pretendon të lozi rolin e artistit grafik?!
Kur ishte piktor dhe profesor në Akademi Edi Rama mbante flokë të gjatë!
Tashti ka ndërruar “pozicion”. Si kryeministër mban mjekërr, gjoja për të treguar simbolikisht që e kanë “mbytur hallet e popullit”, “trazirat e opozitës” dhe problemet që ka Europa!
Por “Piktori ose Kryeminstri” me mjekërr po mban peng një komb të tërë!
-Fajin për moshapjen e negociatave e ka kryeminsitri me mjekërr!
-Fajin për korrupsionin, manipulimin i zgjedhjeve dhe qeverisjen e dështuar e ka Kryeminsitri me mjekërr!
-Nëse “Kryeminstrit me mjekërr” i ka mbetur pak arësy, për të mirën e vendit duhet të japë dorëheqjen dhe të çlirojë vendin nga keqqeverisja e tij.
-Por Kryeminstri me mjekërr nuk ka ndërmend të përmbushë 9 kushtet e Bundestagut, që për opozitën janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e vendit nga kriza.
-“Kryeminstri me mjekërr”, vetëm duke siguruar zgjedhje të lira e të ndershme dhe barazi para ligjit, Europa do të na pranojë në familjen e saj.
Mendoj se ka ardhë dita ti’a “rruajmë mjekrrën” këtij Kryeministri, se më më pas do të jetë shumë vonë dhe do të shkatërrojë të ardhmen e të gjithëve!
Në fillim P.D. duhet të denoncojë bëmat e kukullave e Ramës, ministrave dhe zevëndministrave Manastirliu, Shahini, Lleshi, Denaj, Gjiknuri, Klosi, etj. me të dhëna dhe fakte tek studentët, mësuesit, pencionistët, qytetarët!
PD duhet të vazhdojmë mbështetjen pandërprerë të grevave të Astirit dhe komuniteve në nevojë lokale dhe kombëtare!
PD duhet të punojë fort për reformën elektorale me mbështetjen e ndërkombëtarëve, mbasi vetëm reforma e rrëzon Piktorin me mjekërr!
PD duhet t’i kërkojë qeverisë “përditë e përnatë” plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, gjykatën kushtetuese, atë të lartë dhe burgosjen e atyre që kanë vjedhur zgjedhjet!
PD duhet të mendojë dhe organizojë një “formë të re proteste”, pse jo “Cadër” ose një veprim tjetër politik demonstrative për të larguar “Piktorin Kryeministër me mjekërr”, për të shpëtuar të gjithë edhe atë vetë nga gjendja psikike që përjeton!
“Dielli” dhe “drita” tregon një gjëndje të rënduar psikike të piktorit dhe kryeminstrit dështak Edi Rama!
Largimi i tij shpëton Shqipërinë dhe vetë Edi Ramën, nga kjo situatë e pazakontë dhe dritëson të gjithë, përvec kukullave të tij dhe oligarkëve të tij!

Facebook Comments