Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Zgjedhjet e parakohëshme janë zgjidhja e vetme për shpëtimin e demokracisë dhe ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri!
Situata politike në vend është shumë e rëndë, sidomos mbas Jo-së së Europës për Shqipërinë. Largimi i Rilindjes dhe Edi Ramës është i domosdoshëm për shpëtimin e vendit!
Zgjedhjet e parakohëshme, kërkojnë patjetër një reformë zgjedhore për të pasur zgjedhje të lira dhe të pakontestuara nga palët.
Komuniteti ndërkombëtar dhe misioni i OSBE/ODHIR, përfaqësuar nga ambasadorja Zonja Glover janë shumë të interesuar për një reformë zgjedhore të vërtetë që sjell stabilitet për reformat integruese në Shqipëri!
Zoti Lulzim Basha thekson se reforma zgjedhore është vendimtare dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kriza politike, sociale dhe ekonomike!
Blerja e votave me paratë e drogës nga Edi Rama dhe “banda e tij” në vitin 2017, e shkatërruan procesin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në vend!
Rilindja dhe Edi Rama nuk “kanë fëtyrë” të kërkojnë Po-në e Europës, kur vendi është kthyer në “Cerdhen e mariuanës” dhe shqiptarët largohen të “zhgënjyer në palcë” drejt Francës dhe Gjermanisë!
Lidershipi i këtyre vendeve nuk guxon të gënjejë opinionin publik për shifrat e azilkërkuesve në Francë dhe Gjermani!
Shto këtu edhe “qarqe europinane” të intersuara për “situatën kaotike” në Ballkan dhe në Shqipëri, kërkon padiskutim pa humbur kohë zgjedhje të parakohëshme për të larguar “Rilindjen dizintegruese dhe Edi Ramën”!
Nuk mund të hedhim fajin tek të tjerët, kur krijuesit dhe ideuesit e kaosit politik në vend janë në majat më të larta të qeverisë së Rilindjes!
Nuk mund të fajësojmë të huajt, për situatën social-ekonomike, gjermanët, hollandezët dhe francezët! Prandaj reforma zgjedhore është e domosdoshme!
Lulzim Basha zhvilloi një takim shumë konstruktiv me zonjën Glover! Qëndrimi, deklaratat e liderit demokrat me ndërkombëtarët janë shumë të mira si në planin diplomatik dhe politik!
Politika njerëzore, për njerëzit dhe vendin e bën Lulzim Bashën një lider të besueshëm, për daljen nga kriza dhe krijimin e stabilitetit në vend që është shumë i domosdoshëm!
Nëse do të vazhdojë të qeverisi “Rilindja okulte”, “viktima” do të jenë njerëzit, rinia dhe të papunët!
Kjo qeveri ka mbajtur në këto 6 vite qëndrime të hapura “antinjerëzore dhe antikombëtare”!
Po e mbylli shkrimin tik duke cituar Zonjën Grida Duma nga fjala e saj e mbajtur në promovimin e librit “Koha për politikë”: “Çështjet e politikës janë njerëzore, as hyjnore, as të pagabueshme. Politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë. Jemi sot në një moment ku shumëkush e shikon politikën si një mur ku përplas kokën dhe që mund të thyhet. Në fakt, ai duhet të jetë muri ku të ndërtohet dhe jo thyhet. Ne nuk jemi në kushtet e lirisë, jemi në kushtet kur politika më shumë se kurrë duhet të thërrasë njerëz”.
Ndërkohë reforma zgjedhore duhet të jetë thelbësore dhe duhet t’I shërbejë së ardhmes politike në vend!
Në këtë kontekst mbështes idenë e Zonjës Duma kur shprehet për hapat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar klimën politike në vend: “Hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar klimën politike. Sipas saj, duhet një Parlament dydhomësh, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura, apo siç e cilësoi Duma, “nuk kemi luksin të humbasim eksperiencën”, ndërsa shtoi se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli”.
Raportet me përfaqësuesit ndërkombëtar të Zotit Lulzim Basha dhe idetë politike të Zonjës Duma, janë “ilaci” më i mirë për të krijuar besim dhe satabilitet në vend për të ardhmen!

Facebook Comments