Nga Luciano HODO

◾◾◾

Adriana Thanasi: Amaneti i kengetares per zerin e saj!

Dikur, ne vitet 1920 ne qytetin e bukur te Leskovikut , doli nje yll muzike!
Eh mos u çuditni , ne ate kohe te lashte e te vobekte, ne Leskovik ishte nje vashëzë lastare me zerin e bukur!
Magjepste te gjithe, kur ajo kendonte !
Quhej Hafize Leskoviku ,
Ne qender te qytezes ishte nje rrap madheshtor!
Rreth e rrotull rrapit ishte nje mur rrethues qe formonte nje skene te vogel amfiteatri !
Ketu kendonte Hafizeja me orkestren e saj simbolike .
Te gjitha kenget e saja sot kendohen nga artistat e kenges popullore Permetare .
Edhe sot e kesaj dite, violina 127 vjecare e orkestres te saj , eshte ruajtur me fanatizem nga Artur Zeqiri.
Nje dite kjo kengetare u be e njohur deri ne Turqi e treva te tjera per zerin e saj unik!
Nje kompani diskografike, e asaj kohe e quajtur “Odeon” u afrua ;

– Duam qe zerin tend ta blejmë! Ta hedhim ne pllaka gramafoni!
Kengetarja u merzit !
– Zeri im, nuk eshte vetem i imi , eshte i gjithe artdashesve ,tha ajo !
Por babai dhe vellai i saj e kryen ate pune.
Pllakat e gramafonit u bënë , e arriten sukses!
– Nje mbremje , kengetarja ulet tek rrapi madheshtor ,
– Nuk më del zeri, u thoshte banorve te ulur rreth e rrotull .
– E shita zërin !
Dikush i foli ,
– Merrja kenges moj melhem!
Turma filloi ti kerkoj t’ja niste kenges. Ajo mori kurajo dhe tha nje shprehje te madhe ;
– I lutem zotit qe zerin tim ta lë amanet
kur te mos jem më !
Vashezat qe do lindin ta trashegojnë zërin tim !
Dhe ja morii kenges…
Te “bandillit”, te zemres o!

Hafize Leskoviku

Kaluan shume vite , dhe zoti nuk harroi amanetin e kengetares Hafize Leskoviku !

– Ne nje lagje te qete te Permetit u degjua nje haber ;
– Vajze…vajze e bekuar!
Kishte lindur Adriana !
– Ështe e bukur mo, pyeti nje zonje ?
– Eshte sykaleshe, me shume floke. Por kur qan, duket sikur kendon !

Kishte lindur Adriana Thanasi, ne nje familje te nje traktoristi te thjeshte , punetor, por burre “hero” !
Dhe vitet rrodhen .
Dana rritej e rritej…Ajo dilte ne oborr me shoqet e saja e kendonte kenge te vjetra permetare, e serenata !

– O Dana , o Dana, dil shpej moj, eja pak do te themi nje gje…
E therrasin shoqet kur ajo ishte gjimnaziste !
– Degjo Dana , neser do vijne ata te pallatit te kultures, duan kengetaren me te mire te gjimnazit !
– Une s’dal , tha prere Dana ! Por zemra ja donte , vetëm bënte naze !
E me se fundi ju “mbush” mendja !
– Do te kendonte neser!

Aty nga ora 10, gjithe shkolla kishte dale ne oborr .
Po konkurohej per zerat e rinj ,
Ne nje tavoline ishin ulur drejtori, mesuesi muzikes dhe dy te “deleguarit” e kultures !
Ylli Muco dhe Vangjel Qirjako !
Erdhi rradha e Adrianes !
Doli para mikrofonit, me emocion .
Do te kendonte nje kenge te vjeter Leskoviqare ,
” Leskovik o fryn nje ere ”
Mendonte se ishte e deshtuar, nuk do ta pelqenin .
Por i dha kurajo vehtes ,
– Te vejë si te vejë , une do ta tund .
Dhe kenga nisi .
Oborrin plot cicerima te femijeve e pushtoi heshtja .
Te gjithe degjonin .
Ne fund brohorima , thirrje , duartrokitje .
Dana kishte fituar !!
– Çfare ke ?
Qe je hutuar, i tha drejtori , Qirjakos ;
– Pergezoje nxenesen fituese !
Por ne ato momente Qirjako po mendonte amanetin e Hafize Lekovikut !
Emocioni e kish pushtuar !
– Zoti e solli zerin e saj tek qyteti jone , tek Adriana ! Ajo e mori “dhuraten” e zotit!

Pas ketij edicioni Adriana u fut ne asamblin e kenges popullore !
– Do ngre nje dolli per vajzen tone, Danen dhe per babait te saj ,Lilon!
Tha artisti i madh Laveri ,
– Eshte e para vajze ne Sazet Permetare!
Asaj i ndrinin syte , i kendonte zemra me zerin e bekuar!

Si sot , por ne vitin 1983 , ne tetor ,do çelej festivali folkorik ne Gjirokaster !
Nje lajm per Danen ! Ajo do hapte siparin!
Nuk e zinte gjumi , do perfaqesonte qytetin kisht me vehte zerin e kengetare leskoviqare!
– Mos u emociono , i tha Bert Tralo ,
– Do ta tundim , kemi per te korrur sukses !
Dhe Bertit i doli fjala !
E çuditshme pse ajo zgjodhi kengen ” sy kaleshe ”
Ashtu si e therriten diten qe lindi !
A thua valle jane pune te zotit keto ?!
Dhe kariera e saj vazhdoi .
E ftonte perhere TVSH-ja e shume edicione te tjera!

Miqte e mij nuk dua te ndalem per më tej per Adrianen .
Ajo vazhdon jeten artistike e preferuar ngado, Greqi, Itali, France, Gjermani, Turqi e ku nuk ka ngritur peshe zemrat dhe emocionet e artadashesve gjithandej!

Ajo sot ka nje familje te lumtur e te gezuar! I Pelqen te vishet me te bardha.
I ka thene zoti;
– Ti je engjej qe percjell artin neper vite!
Ndaj vishu si engjell !
Por edhe nje diçka qe ma ka thene edhe mua zoti;
– Dana eshte mikesha jote me e mire!
Perqafoje mo, pse ke turp ?😊

I uroj sukses kengetares tone Adri Thanou !
Perqafime 🤗🤗🤗💖💖⚘⚘

Tirane me 17 tetor 2019

Facebook Comments