◾◾◾

Ka disa muaj që faqja me Biblën shqip përkthyer nga At Simon Filipaj, nuk punon më:

http://www.bibla.net/

Si ka mundësi që një vepër e tillë monumentale në gjuhën tonë, të mos jetë më online?

Nëse dikush ka informacion, ju lutemi na ndihmoni, që ta përditësojmë edhe në bibliotekën tonë:

http://albanianorthodox.com/bibla-shqip/

Para 15 vjetësh, ndërsa përkthimet e tjera biblike i hodhëm në serverin e bibliotekës sonë, këtë përkthim nuk e morëm, duke i përcjellë lexuesit në faqen përkatëse, siç duket në lidhjen më sipër, por ngurrimi ynë atëherë sot na sfidon.

Për ata që nuk e dinë, prifti shqiptar katolik Simon Filipaj,u largua nga Shkodra në mënyrë providenciale mbas luftës dhe fitores së komunistëve, për të vazhduar studimet në Zagreb të Kroacisë. Ka shërbyer si prift në Shëngjergj afër Velipojës, në Mal të Zi, ku punoi për 28 vjet për përkthimin e Biblës.

Thuhet se në tryezën e punës kishte një testament të shkruar: “Nëse më gjeni të vdekur, vrasësit e mi nuk janë larg…”

Në këtë vepër të madhe ai la mënjanë përzgjedhjet e tij komunitare në gjuhë, dhe flijoi sentimentet e veta kulturore, për të na dhënë një Bibël me një gjuhë për të gjithë shqiptarët.

Shpresojmë që ky problem teknik të zgjidhet sa më shpejt.

Facebook Comments