Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Para disa ditësh botova një shkrim on-line të titulluar “Zgjedhjet në Kosovë ose xhaketat e vjetra në PD dhe opozitë”.
Në këtë shkrim nuk kam përmendur emra të politikës opozitare për etikë gazetareske dhe nuk kam ndërmed të futem në punët e partive të tjera të opozitës! Këta forca politike kanë institucionet e tyre politike dhe janë këto institucione që zgjedhin përfaqësuesit e tyre politik!
Së pari nuk kisha dëshirë të thonja disa të vërteta për këto grupe politike, të cilat mendoj se do të ndikojnë tek rezultati politik i këtyre forcave politike dhe i forcës më të madhe opozitare P.D.-së!
Së dyti shkaktari i situatës katastrofike social-ekonomike është vetëm një njeri Edi Rama.
Por a do të bindet elektorati shqiptar në të ardhmen, nëse opozitarët nuk i japin një alternativë të qartë, të matshme dhe reale, mbasi duhet të votojë programin dhe të ardhmen politike të tyre!
Së treti nuk është politike të shkruhet kundër opozitës, mbasi opozita nuk është fajtore kryesore për situatën në vend! Por një analizë modeste politike mendoj se i’a vlen për këta forca që duhet të jenë të së ardhmes!
Duhet shkruar haptas që në fillim, se të ardhme për opozitën dhe vendin me figura të “konsumuara” në politike në këto 20 vite, nuk mendoj se do të ketë!
Politika të konsumon, elektorati zhvillohet më shumë se liderat politikë, të cilët ruajnë karrigen e tyre në partitë e tyre dhe interesat e tyre dhe klanit të tyre!
Edi Ramën do ta gjykojnë gjykatat! Elektorati shqiptar më 30 Qershor i’a bëri bëri “gjyqin elektoral” Edi Ramës, duke dalë në votime vetëm 6%!
Real politika është e “idhët”, por i shërben së ardhmes së këtyre forcave politike dhe vetë opozitës.
Pyetaj shtrohet haptas: A ka në këto forca politike individë të ri me formim dhe sjellje politike të cilat i plotësojnë kërkesat e votuesit shqiptar?! Bëhet fjalë për elektoratin opozitar dhe elektoratin që është në dyshim se për kë do të votojë!?
A kanë “fytyra të reja” të pa konsumuara, lidera të rinj, këta forca si në rastin e Vjosës dhe Albinit në Kosovë?!
Gjatë këtyre viteve në 6 vite në opozitë, kam konstatur shumë individë me të ardhme në këta forca politike, gjatë debatit publik në media!
Realiteti i përfaqësimit të lidershipit të këtyre forcave, jo shumë të reja në politikën shqiptare, më jep të drejtën të analizoj performancën e tyre politike!
Në këtë nivel përfaësimi dhe konsumi politik në vite, “lidershipi” i partive opozitare, më shumë ndikon negativisht se sa pozitivisht në rezultatet elektorale të opozitës!
Së pari të rinjtë shqiptarë, nuk kanë asnjë përceptim, për këta individë, nuk i njohin mirë kur dihet që rinia dhe studentët kanë një rol të madh në fushatat elektorale.
Sot në shkrimin tim po e filloj me opozitën e bashkuar. Në këto 7 muaj partitë opozitare zhvilluan një aksion politik në funksion të ndryshimit të sistemit dhe largimit të Edi Ramës. Në këtë plan opozita funksioni mirë dhe dha mjaft mesazhe politike!
Por neve nuk jemi shumë të sigurtë se pjesamrrësit në këta muaj opozitar, që morën pjesë në metingje, janë elektorati i Republikanëve, Demokristianëve, Ambientalistëve, Minoritarëve apo Zogistëve!
Gjatë këtyre muajve të metingjeve, kam dalluar liderat e tyre për të cilët dhe siglat, por nuk ke mundësi të numërosh mështetësat e tyre!
Duke analizuar zgjedhjet në Kosovë dhe duke i njohur mirë liderat e opozitës po jam opinion tim se cfarë mund të bëhet në të ardhmen!
Republikanët e Mediut, krahas kontributit në këto 30 vite, i kanë bërë një dëm të madh ish-pronarëve të djathtës së mirëfilltë.
Pretendimet e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor, janë krejtësisht personale politike, nuk prezantojnë realitetin e elektoratit dhe duan vetëm të rrisin numrin e deputetëve në parlament, fenomen që nuk sjell stabilitet politik.
Cili është programi i republikanëve për ish-pronarët në zhvillimet e reja, kur pronës i është bërë një dëm i madh!
Nuk shkohet vetëm me retorikën boshe se fajin e ka i “korruptuari” Edi Rama!
Sa vota fitojnë në Tiranë dhe p.sh. në Fier republikanët?
Hungarezët dhe vendet e ish-lindjes kanë përfunduar shumë shpejt, për 4-5 vite reformën me ish-pronarët dhe sot janë të integruar! Biles edhe në Mal të Zi janë bërë reforma në shërbim të individit duke mbështetur ish-pronarët!

1•Republikanët e Mediut dhe prona në BE?!

Demokristianët e Ndokës shumica janë në PD dhe PS ose nëpër grupe etniko-kulturore politike dhe nuk jam i qartë se cili është programi dhe përfaqësimi i tyre. Në cilën zonë marrin vota demokristianët, mbasi partitë e mëdha kanë shumicën e votave edhe aty ku demokristianët kanë marrë vota?!
Ndoka herë shkon me Ramën, që nuk e pranon dhe herë bëhet pjesë e opozitës! A nuk kanë demokristianët e Ndokës ndonjë figurë të re më të kompletuar dhe të shkolluar që ka studiuar në perëndim, për t’i përfaqësuar? PD-ja është pjesë e partive popullore europiane dhe ka peshën kryesore në këtë grupim europian, ku bëjnë pjesë edhe demokristinanët europianë!
Nuk merren vota, vetëm duke deklaruar se Edi Rama e ka fajin për gjëndjen aktuale

2•Demokristianët e Ndokës, cili është programi i tyre dhe BE?!

Edhe Ambientalistët e Dukës nuk kanë ndonjë peshë elektorale. Të rinjtë nuk i dinë punët e mira që ka bërë Duka si ministër i Nanos, megjithë sjelljen shumë korrekte të Dukës në opinionin publik dhe si biznesmen. Të rinjtë nuk e dinë shumë mirë se cfarë ka bërë Duka në Durrës dhe kë ka ndihmuar dhe punësuar!
Ambientalistët a nuk mund të prezantojnë si lider të vajza dhe djem të rinj, që kanë mbaruar për veterinari, pyje dhe ambient në perëndim me formim perëndimor?

3•Ambientalistët dhe BE ambienti dhe projektet europiane

Po Monika me Metën a nuk kanë të rinj të cilët duhet të prezantohnë programin e kësaj force!? Disa ministra të L.S.I.-së janë të përfolur për korrupsion.
Gjatë këtyre viteve kam lexuar dhe konstauar se në këtë forcë politike ka të rinj dhe të reja që mund t’i japin më shumë politikës dhe bindin votuesit!
Cilat kanë qenë politika integruese të LSI-së, pa numëruar kushtet 3 apo 4 që ishin në 2013 duke i krahasuar me kushtet aktuale të vëna për qeverinë e dështuar të Rilindjes!

4•LSI dhe integrimi, BE!

Po Vangjel Dule, i cili shpesh e ka “trupin” në Shqipëri dhe mendjen në Greqi a nuk ka të rinj minoritarë që e duan Shqipërinë si Greqinë dhe janë për bashkëpunimin me shtetin fqinj në kuadër të B.E.-së?!
Dule shkon herë me Ramën dhe pastaj kthehet në opozitë1 A e kupton votuesi “lojën dhe interesat” e politikës?! Në cilin qytet merr vota Dule në Jug apo në Tiranë?! Partitë e mëdha P.D., P.S. dhe L.S.I., kanë shumë minoritarë që i përfaqësojnë!

5•Minoritetet dhe BE?!

Dashamir Shehu me qëndrimet e tija shumë reale dhe njerëzore, si “babaxhan” a beson se do ta votojë elektorati dhe a mund të prezantojë një djalë ose vajzë të re në grupin e tij politik? Ku i merr votat Shehu, në Tiranë apo rrethe?
6. Të djathtët liberalë dhe B.E., prona?!
Për partinë e PDIU, camët kam respekt për ceshtjen e tyre të drejtë dhe vuajtjet e tyre, ku i marrin votat në Tiranë apo ku kanë influencë në Shqipëri!?
Nuk mendoj se kanë votues në Dibër?! Apo është grupim që përfaqësohet vetëm me Idrizin dhe Dodën? A mund të realizohet dhe ecë përpara ceshtja e tyre vetëm me dy individë kur ka të tjerë përfaqësues p.sh. që mbështesin “Lali Erin” (Erion Velinë)!?

7. Çamët pronat, integrimi BE dhe ShBA

Me këtë analizë dal me konkluzionin se modeli i koalicionit të vitit 2005, duke mbledhur “Xhuvelët e politikës shqiptare”, solli vetëm mungesë stabiliteti në vend!
Nuk u mendua për të ardhmen politike të opozitës dhe pozita u bë strehë punësimi për liderat e këtyre partive! Vetëm në Ministrinë e Kulturës në 2010-2012 u patën punësuar 3-4 kryetarë partish si drejtorë!
8. Koalicione “liderash”, jo partish dhe B.E.?!
Për P.S-në që do të shkojë padiskutim në opozitë nuk më interson të shkruaj, a do të jetë Majko, Ulqini apo do të fitojë grupi i Ramës. Lleshit, Ballës etj?!
Politikanë që duan të kapen vetëm mbas karriges së kryeatrit dhe të qëndrojnë deri në 70-100 vjec në politikë, nuk i voton më rinia!
A harrojnë këta zotrërinj se në të ardhmen mund të konkurrojnë forca të reja si Vetvendosja dhe mund të marrin vota më shumë se forcat tradicionale?
Ky nivel aktual përfaqësimi i opozitës nuk i bën mirë P.D.-së. Edhe P.D. duhet të largojë “xhaketat e vjetra.
Lulzim Basha po bën maksimumnin për të zgjedhur politikanë të rinj me të ardhme!
Kryesia aktuale e P.D.-së dhe Këshilli Kombëtar ka individë me shumë vlera politike dhe intelektuale që mund ta përfaqësojnë këtë forcë dhe do të sjellin stabilitet në vend!
Së fundi Shqipëria nuk është Greqia dhe Italia që kanë traditë mijëravjecare në politikë duke trashëguar pushtetin tek elitat tradicionale!
Neve kemi kaluar një diktaturë dhe duhet jo vetëm duhet të ndryshojmë sistemin politik por edhe të menduarit dhe veprimin politik!
Momenti politik kërkon edhe një reformë politike edhe në opozitë, që është e domosdoshme, për të promovuar një klasë të re politike!!

Facebook Comments