Nga Skerdjan DHULI

◾◾◾

Zonja dhe zoterinj,të nderuar qytetarë Shqiptarë!

Diten e djeshme (meqe kaloi mesnata) banoret e Unazes se Re ne Tirane protestuan kunder mega vjedhjes me te madhe te bere ndonjehere nga nje qeveri.
Kjo mega hajduteri e Edi Rames, ku falsifikohen dokumenta e vula Amerikane, e ku nje km rruge kushton 20 mln Euro, ka hasur ne rezistencen e banoreve te Unazes se re.

Te nderuar qytetar. Ne protesten e djeshme Policia e Edi Rames ka arrestuar ne menyre banditeske protestuesit paqesor vetem e vetem per te ushtruar terror dhe per ti trembur.
Ne mbremje, mes protestuesve ka kaluar ambasadori i OSBE ne Tirane, Boschard.

Te nderuar qytetare, te nderuar ambasador, te nderuar miq dhe partnere Europiane.

Veprimi i djeshem i ambasadorit Boschard eshte i papranueshem, i patolerueshem, fyer, poshterues per cdo shqiptar.
Une, si kryetar i Partise Demokratike, kam vendosur:

1•Shpalljen non grata’ per Partine Demokratike te ambasadorit Boschard.
Ky ambasador, eshte turpi dhe faqja e zeze i Europes qe duam te hyjme, dhe prej sot, nuk duhet te qendrohe me asnje dite ne Shqiperi.

2•Ti drejtohem Presidentit te Republikes me kerkesen per largimin e menjehershem nga Shqiperia te ketij Ambasadori.

3•Ti drejtohem strukturave te OSBE ne qender per te kerkuar ndjese qytetareve Shqiptar, dhe per terheqjen e menjehershme te ketij palaçoje ambasador.

Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane qene, nuk jane e nuk do te jene kurre objekt tallje, fyerje, poshterimi nga disa palaco te blere nga Edi Rama me milionat e droges.
Palaco te tille, jane turpi i Europes.

Faleminderit

Facebook Comments