Nga Ylli MANJANI

◾◾◾

Këtë fyerje nuk ta kishim borxh.
As ndonjë kusur nuk të kërkoi njeri!
Të qenit diplomat nuk të jep të drejtë të fyesh askënd në shtetin ku shërben!
Ai gisht i ngritur, në fakt shpreh nivelin ordiner të një njeriu me nerva të lodhura, që nuk mund ta mbrojë por duhet ta ndëshkojë Konventa e Vienës.
Ai gisht në fakt shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE, drejtim i cili do ti besohet qeverisë më antidemokratike të vendeve anëtare të OSBE.
Qeverisë që dhunon egërsisht qytetarët e saj dhe liritë Kushtetuese.
Ai gisht në fakt është një akt i pastër sinqeriteti, sepse tregon se sa i paanshëm është diplomati që medemek kujdeset për demokracinë, zgjedhjet, sigurinë e bashkëpunimin!
Pika i rëntë atyre që besojnë se ky gisht përpjetë do ndihmojë reformën zgjedhore!

Çfarë arroganti!

Kjo është e turpshme!
Një akt i pastër rrugaçërie nga një përfaqësues me imunitet diplomatik!
Zhgënjim i madh që diplomacia Gjermane të përfaqësohet me një person të tillë!

Turp! Turp!Turp!

Shame on you!

Facebook Comments