Nga Genc MLLOJA

◾◾◾

“E paralajmeroj publikisht (Edi Ramen) se dhe njëherë të vetme po përdori foton e krimit të pasionit për krim politik, do të bëj publike të gjithë të vertetën e rrethanave të ketij krimi pasioni, të gjitha hollësitë dhe autoret e tij,” ish lideri i PD Sali Berisha ka kercenuar kryeministrin aktual socialist Edi Rama.

Kjo deklarate, e cituar nga nje portal lokal dje, eshte bere pasi jane ribotuar foto qe tregojne dhunen fizike të ushtruar ndaj Rames, sic pretendon ai, nga forca policore kur Berisha ishte ne pushtet (1992-1997).
Kjo ngjarje ka ndodhur 22 vjet me pare.
Ne ate kohe Rama u be hero.
Berisha nuk e ndali këte lavdi; nuk i beri te njohur kerkujt ‘hollesi e autoret’ e ngjarjes edhe pse u fol shume.
Me vone foto nudo te Rames ne plazhet e Spanjes të botuara nga media pro PD mobilizuan socialistet ne fitoren e tij si Kryetar bashkie i Tiranes.
E fitoi per krenarine e grave e burrave socialiste duke mposhtur fushaten e pales tjeter qe demaskonte nudizmin e nje kryebashkiaku.
Kjo eshte demokraci ne fakt, e meqe ra fjala, Rama nudist nuk le rast pa shpotitur figura politike popullore si Dash Shehi per ate goten e rakise por ky i fundit me pantallona veshur e shume mend ne cdo rast.
Nderkohe fshehja per 22 vjet e natyres se vertete te sulmit fizik me motive politike apo pasionante ndaj Rames nga Berisha, i cili tani kercenon se do ti hap ”petet e lakrorit”, na tregon se kjo klase politike ka prodhuar fenomenin e turpshem te ‘mbajtjes peng’ te njeri-tjetrit nepermjet dosjeve qofte politike apo morale.
Rama ka folur per ate ngjarje, dhe eshte bere hero socialist prej asaj dhune fizike pavaresisht motiveve.
Çdo gje ka pasur vellon e misterit.
Mirepo perse veterani ‘demokrat’ Berisha ngre zerin tani duke mbajtur akoma pas 22 vitesh, e pikerisht me 2019, te erret cfare ai pretendon- te verteten e krimit pasionant apo politik ndaj Rames dhe cfare eshte me e rendesishme autoret e tij…

Facebook Comments