Nga Ornela PAMPURI

◾◾◾

Deklaratat e sotme, shenojne kulmin e marrezise e hipokrizise se kryeministrit. Te flase dhunuesi kunder dhunes, imorali per moralin, njeriu i skandaleve te denoje skandalet, shenon pikerisht fundin e parimit te moralit. Individi gjate zhvillimit nderton dhe zhvillon dy parime baze, ate te realitetit (ego) dhe ate te moralit (superego), ne baze te tyre jeton, punon, bashkepunon, nderton marrdhenie ne familje e shoqeri. Gjate ciklit te jetes cdo sjellje e individit eshte tregues themelor i efikasitetit, fortesise dhe suksesit te ketyre dy parimeve. Sigurisht treguesit jane, sa te afte jane individet te ruajne marrdhenie te suksesshme ne shoqeri, familje apo dhe marrdhenie te tjera te ndersjellta pune e bashkepunimi. E nese individi cedon ne vendosjen e suksesesshme te ketyre marrdhenieve, fale papergjegjshmerise se tij, do te thote qe keto dy parime themelore jane ndertuar mbi themele te pasigurta, cka krijojne pasiguri per individin, qe shpesh manifestohen me sjellje vetesigurie siperfaqesore, e jete private e shoqerore te trazuar, e nese u jepet mundesia te kene pozita te larta drejtuese tentojne te premtojne e te thone te kunderten e asaj qe jane, kane qene e mund te jene, por nese hulumton sado pak ne jeten e tyre plot skandale, kupton sa te pabesueshem jane per ato cka thone e premtojne.
Kulmi sot eshte kur dhunuesi denon dhunen, i pamoralshmi te ben moral, hajduti e krimineli bejne drejtesine, dhe populli largohet si azilkerkues, hallexhiu futet ne burg dhe intelektuali ul koken dhe hesht.

Facebook Comments