Nga Ymer BALA

◾◾◾

Prindt tone nuk kishin krye shkolla te nalta. Ata nuk dinin gjuhe te hueja por e dijshin se cka asht EDUKATA!
Kur isha femij,shpesh Nana me dergonte me ble buken.
Nji dite me dha nji njiqintleksh e me porositi me e shtrengue mire ne grusht.
U futa ne rralle dhe kur u afrova tek banaku,ia zgjata shiteses 100-nt lekshin.
“ Dy buke”- i thashe.
Ajo m’i zgjati dy buket , hapi sirtarin e filloi me me kthye kusurin.
Per cudine time,ata pare m’u duken pak si shume…megjithate une i mora dhe i futa ne grusht, pa ba za’!
Filloi me me rrahe zemra.
“Diten e mire”- i thashe shiteses,me za te dridhun.
“ Diten e mire,djali i Hasanit…te paste nana edhe baba.”- ma ktheu shitesja e cila njifte tane lagjen.
Dola nga dugaja me vrap dhe hyna ne nji rrugice,duke shikue para e mbrapa,per te numrue paret qe edhe grushti mezi m’i perfshinte!
Ato ishin 400-nt e sa leke. Filloi prap me me rrahe zemra.
Une nuk kam kene fort i zoti ne arithmetike por “hesapin” e bana mire!
Mendova:
“ Sa akullore mund te bleje me tane keto pare? Sa topa lastikut mund te bleje me luejt futboll me shoket e lagjes?”
Me keta mendime ne krye,perfundova ne shtepi.
“ He, a e more buken ,bir? A ishte e nxehte? T’u bafte shendet”-tha nana dhe m’i mori dy buket prej dore.
Mbasi i futi ne CARRANIK( nji raft i vogel me rreze te holle teli,per ata qe nuk e dine), u kthye nga une per te marre kusurin. Ajo zgjati doren e une i thashe:
“ Shife moj nane se sa paret m’i ka dhane shitsja kusure”.
Hapa grushtin dhe ia tregova paret qe ishin ba ZHUBEL( te rrudhuna,per ata qe nuk e dijne).
Nana i mori ne dore,i numroi,me pa drejte ne bebe te synit e me tha:
“ E shkreta…sic duket paska kene e lodhun…e shkreta…ta ka kthye kusurin gabim mor bir.”-dhe filloi t’i “hekuroste” ato pare nji e nga nji,duke tunde kryet.
Une nuk fola por kur nana me pa edhe nji here ne bebe te synit,m’u duk se ajo po dyshonte dicka.
“ Vete m’i dha moj nane,per krye tand,nuk te rreje.”
“ Jo mor bir,ti nuk ke faj…ajo t’i ka dhane me doren e vet por,po mendoj…po ba me shkue prap te shitsja e me i thane qe me duket se me ke kthye kusure ma shume…si thue?”
M’u duk se nana me ra shpute me ato fjale. Nji shpute qe ma trullosi trunin e m’i prishi andrrat qe me silleshin ne mendje se si me i shpenzue tane ato pare! E ndjeva se fytyra po me digjte pak…sic dukej me ishte skuqe!
Paraja asht tunduese shume. Sot njerezit cka nuk po bajne per ato pare…edhe pa iu skuqe fytyra aspak!
“ Une nuk ia kam vjedhe ato pare moj nane…ajo vete m’i dha.”- dhe nji lot i ngrohte ma lagu faqen e skuqun.
“ E cka me ba une tash?”
Nana vuni buzen ne gaz. Buzeqeshja e nanes asht edhe dashtuni edhe qortim,ndonjihere!
“Ndigjo mor bir…ba me shkue ti tashti fille e me ia kthye ato pare shiteses,dije mire se ajo gjithmone ka me ta dhane ty te parit buken,sado qe te jete rralla e gjate.”
Pas ketyne fjaleve,m’i zgjati paret e palosuna,e tha:
“ Ti ban si te duesh” dhe u kthye me shpine nga une.
Mbeta me ato pare ne dore qe, per cudi,tashti sikur peshonin ma rande ne doren time se sa kur ia dhashe nanes!
M’u sollen nder mend akulloret e topat e lastikut por kur e pashe nanen qe ma kishte sjelle shpinen,me za te dridhun, e me pak “revolte”,i thashe:
“ Mire, pra, mire…po shkoj njitash”
Nana u kthye nga une e me ate buzeqeshjen e ambel qe vec nanat dijne ta bajne, edhe ajo me za te dridhun, me tha:
“ Tu bafte shndet mor bir,te paste nana.”
………… Sa here qe shkoja me ble buken tek shitesja,pas asaj dite,ajo sa me shifte,therriste me za te nalte:
“ Hajde djali i Hasanit,sa buke don?”
Te gjithe me shikonin mue me inate e me cudi.
ME DOLI FJALA e NANES!

Me respekt per tane nanat e botes, Y m e r B a l a .

Facebook Comments