Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Zgjedhjet në Kosovë ishin një hap i madh për zhvillimet demokratike në këtë shtet të ri të Europës.
Zgjedhjet në Kosovë na dhanë një leksion demokracie, për nga numërimi i votave, dalja e rezultatit dhe humbja e “estabilihshmentit të majtë korruptiv” është një ogur i mirë për Shqipërinë!
Në realitet përballemi me dy modele të ndryshme, ish-diktatura në Shqipëri dhe dhuna serbe në Kosovë ne ish-Jugosllavi!
Zgjedhjet e fundit në Kosovë, janë një model i cili kam besim se do të përsëritet në të gjithë rajonin dhe në Shqipëri!
Zgjedhjet në Kosovë nuk mund të krahasohen me zgjedhjet e blera në vitin 2017 nga Edi Rama dhe “bandat e tija” të veshura me pushtet dhe para droge!
Zgjedhjet në Kosovë rrëzuan “estabilishmentin e majte” në këtë shtet të ri dhe ndikuan edhe për ndryshimin e “elitave drejtuese edhe brënda partive”, kryesisht L.D.K.-së!
Ndryshimi politik në Kosovë është një model i domosdoshëm ndryshimi për demokracinë 30 vjecare të dështuar në Shqipëri!
Është e padurueshme dhe do të jetë e pafalshme, që politikanë që kanë bërë dëme të mëdha për zhvillimet demokratike tek neve në këto 30 vite, japin mendime në media dhe T.V. dhe janë të parët që akoma ndikojnë tek zhvillimet e brëndshme të partive të tyre.
Ish-komunistët dhe ish-nomenklatura e diktaturës lozin akoma rol në zhvillimet politike dhe ekonomike në Shqipëri.
Keëto “xhaketa e të vjetra” në pencion, duhet të merren me punët e tyre personale dhe nuk duhet të pengojnë zhvillimin dhe integrimin tonë!
Po sjell një shembull shumë negativ, ku xhaketat vjetra flasin me gjuhën e tyre të vjetër në institucionet drejtuese të P.D.-së, duke akuzuar dhe penguar politikanët e rinj të P.D.-së, të cilët duhet të kenë më shumë hapsirë!
Së pari shqiptarët janë shumë të lodhur, të mërzitur dhe të diskriminuar nga Rilindja narkomane e Edi Ramës!
Së dyti në këto 30 vite demokracia dhe zhvillimi ekonomik kanë marrë një goditje të madhe nga një “klasë politike” e papërgjegjshme që në thelbin e saj është e majtë dhe është pasuruar shumë në kurriz të qytetarëve.
Gjatë këtyre 30 viteve rrënimi ekonomik i shqiptarëve është bërë kryeisisht nga qeveritë e majta Nano, Rama dhe kompani!
Por edhe P.D. dhe e djathta kanë përgjegjësitë e tyre, prandaj ideja për të kthyer të vjetrit në P.D., gjoja ato me kontribute në ish-qeveritë e djathta, më duket pa vend, anakronike dhe nuk ka asnjë ndikim pozitiv në fitoren e P.D.-së!
Mënyra se si u zhvilluan zgjedhjet në Kosovë, rezultati i zgjedhjeve i dalë për 24 orë, janë diametralisht të kundërta me “sherrnajat” 30 vjecare fallco te zhvilluara në Shqippëri në këto 30 vite tranzicion!
Nuk mund të vazhdohet më me këtë sistem zgjedhor dhe me personazhe të vjetër dhe të konsumuar të politikës shqiptare.
Ne kete kontekst, dy partitë fituese në Kosovë larguan “xhaketa e vjetra” të partive të tyre. L.D.K. prezantoi intelektualë të rinj, të pjekur me një menalitet krejt të ri, prandaj i besuan votuesit në të gjithë Kosovën!
Liderat e vjetër politik u dukën shumë pak gjatë fushatës, duke i besuar Vjosës dhe Albinit për të prezantuar projektin e tyre politik.
E shkruaj që në fillim, nëse P.D. do të mbështetet tek “xhaketat e vjetra” nuk do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme me Edi Ramën ose pa Ramën kryeminsitër.
Jam unë i pari, pavarësisht se jam anëtarë i P.D,-së, se nëse P.D. do të promovojë “xhaketat e vjetra do të votoj kundër P.D.-së!
Përrallat me kontribute dhe eksperinencë në P.D. dhe qeveritë e saj në vite, nuk i sjellin asnjë zhvillim të ri P.D.-së ekonomisë në vend dhe luftës kundër korrupsionit të qeverisë Rama në këto 6 vite!
Kryetari i P.D.-së Lulzim Basha bëri një përpjekje të madhe për të sjellë një frymë të re dhe një ekip të ri në P.D.
Kurse disa zotërinj dhe zonja që i kanë bërë shumë dëme P.D.-së në vite dhe punojnë hapats kundër Bashës dhe P.D.-së, kërkojnë të jenë pjesë e politikës dhe në lista të mbyllyra.
P.D. duhet të promovojë politikanë të rinj me profile politike që japin shpresë për rininë dhe Shqipërinë!
Kërkesat për kthimimin e të vjetërve me gjoja me kontribute janë “pallavra shqiptarësh” 30 vjecare që lozin me fatet dhe të ardhmen tonë, kryesisht të rinjve!
Të njëjtin mendim kam edhe për partitë e opozitës. Në këto grupime politike ka shumë të politikanë të rinj me nivel dhe të papërfolur në afera korruptive, të cilët mund ti japin një dimemsion tjetër opozitës dhe fitorja me Rilindjen e Edi Ramës do të jetë e padiskutueshme!
Këto ndryshime i kërkon koha, i kërkon rinia zhvillimi ekonomik dhe itegrimi i vendi ne Eupropë.
Modeli i fitores i opozitës në Kosovë, duhet të ndikojë pozitivisht edhe në Shqipëri dhe këtë mision e ka marrë përsipër P.D. dhe opozita shqiptare që duhet të shpresojnë dhe të besojnë të gjithë!
Ky është shkrimi i fundit, që nuk përmendi emra, për etikë shkrimi!
Në vazhdim do të shkruaj me emra, mbasi elektorati duhet të ndërgjegjësohet për klasën politike që e përfaqëson!
Shqipëria nuk duhet të jetë peng i “xhaketave të vjetra” dhe nuk është “lagja dhe vendi” ku bëjnë biznes politikanët, por është vendi i të gjithë shqiptarëve!

Facebook Comments