Nga Luciano S. HODO

◾◾◾

Një histori e bukur nga dita kur linda une…

“E dashur erdha,
Mos u çudit !
Une jam zog,
E ngre folene aty ku dua,
Do te te futem ne kraharor …
Mua me deh dashuria!”

Teodor Keko

Une kam lindur ne rrugen “Teodor Keko”
dhe sot ne pervjetorin e datelindjes së shkrimtarit do t’u tregoj nje episod që ma kane treguar prindërit se vete si bebe që isha nuk mbaj mend…😋

Ate dite qe mua do nxirrnin nga materniteti per ne shtepi, lagjja ku banonte familja ime kishte marë pamje festive,jo per mua por po behej përurimi i një rruge të re që po merrte emrin e poetit.Rruga “Teodor Keko”
Sapo hyme ne Unaze te Re na ndaloj policia.

– Ka eveniment eshte kryeministri ne fjalim nuk lejohet te kaloni hapni krahun!
– Une kam feste per vete po shpie “kryeministrin” tim ne shtepi – u tha babi policeve.
U mblodhen shume veta ne kete moment.
Dikush u afrua dhe tha:
-M’a jep djalin ta perqafoj …
Padashur u krijua nje situate konfuze saqe e mori vesh edhe kryeministri qe ishte pak metra me tutje .
Do priste shiritin sa te mbaronte fjalen por ai vazhdoi:

-Dhe sot per koincidence ne kete rruge ka lindur nje femije afrojuni te lutem silleni ketu afer meje femijen…

Nena ime u afrua me mua ne krah ..
Kryeministri me puthi dhe vazhdoj fjalimin

-Sot ne kete perurim kemi edhe nje gezim udhetari i pare qe kalon ne rrugen “Teodor Keko” eshte ky femije i porsa lindur eshte Luciano!
U befsh i mbare dhe poet i madh si Teodori
–tha kryeministri mes brohoritjeve ..

Nuk e di se a egziston ndonje foto ose filmim ..ndoshta ne arkivin e TVSH-se.
Por ajo fjala e kryeministrit, me duket se po del …
Ajo fjala pra per poetin e ardhshem..
Sot qe eshte pervjetori i Teodorit une nuk e di pse sikur ndjehem pak poet …
Dhe prape nuk e di pse kjo histori qe ma kane treguar per diten e inagurimit te rruges me ka bere te zhbiroj ne internet shpesh here per krijimtarine e Teodorit,
Se çfarë kam nje ndjesi sikur e njoh ate …
Prej kohesh une kam postuar dhe lexuar poezite e tij …Me kane terhequr..
Ka nje stil unik te tijin…

I paharruar Dori!

Facebook Comments