Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Shqipëria, prej 100 vjetësh ka qenë “Shteti amë” për Kosovën. Dhe shumë mirë. Këta tipat këtu në Tiranë, padrejtësisht e kanë mbajtur veten gjoja më lart! Kinse më superiorë këta. Këta me e msu Kosovën e Kosova veç me i nigju, këta. Këta me ua çu tekstet shkollore e ata veç me i lexu. Kjo premisë ka marrë fund, po merr fund vazhdimisht dhe duhet të marrë fund, padronizmi fallso dhe i palegjitimuar, duhet zhdukur. Tirana është historike si kryeqendër e shqiptarëve. Mirëpo kur nuk e ruan prestigjin, kur degradon, kur banalizohesh e hardallosesh të humb edhe roli politik, roli prijës dhe, të humb respekti. Tirana e ka humbur ketë rol dhe atë respekt. Kosova sot mbajti zgjedhje me standarte, ndërsa “superiorët” e Tiranës me 107 vjet shtet skanë çfarë t’i mësojnë askujt. Skanë shembull për t’i ofruar askujt. Nuk kanë sepse nuk janë të zotët me mbajt një palë zgjedhje të rregullta. Nuk kanë sepse “intelektualët” heshtin për këto lloj zgjedhjesh, sepse autorët publikë të shkatërrimit të zgjedhjeve mbrohen e promovohen. Historia i njeh transferimet. Pak nga pak, Kryet e Shqiptarisë e Prijësia do të transferohen në Kosovë, ku do mblidhen edhe Tetova. Kosova edhe sot është më dinamike politikisht. Do të kthehet në vatër të shqiptarëve ai vend sepse ka brum shumë cilësor e nuk ka pësuar aq denatyrim.

Facebook Comments