◾◾◾

Një nga vendimet e djeshme të Sinodit të Patrikanës Ekumenike (Stamboll, 3 tetor 2019), ka të bëjë me shqiptarët ortodoksë në Amerikën e Veriut.
Është fjala për ngritjen e peshkopit shqiptaro-amerikan Ilia Katre në gradën e Mitropolitit titullar, një gjest në dukje simbolik, por që shpërndan mesazhe me përmbajtje politike.

1▪️Vendimi u mor “në përgjigje të një kërkese nga Kryepeshkopi (grek) i Amerikës, z. Elpidoforos”.

Historikisht “Dioqeza Shqiptare në Amerikë”, u themelua në vitet 1950 për të rrëzuar Imzot Fan Nolin dhe për të futur të gjitha kishat shqiptare nën juridiksionin e Patrikanës Ekumenike, madje duke iu premtuar shqiptarëve atëbotë se peshkopata e re ishte “antikomuniste”, dhe se nuk do të bëhej pjesë e kryepeshkopatës greke në Amerikë.

Si ka mundësi që kjo peshkopatë kaloi nën kishën greke të Amerikës dhe në çfarë viti është bërë ky ndryshim zyrtar?

2▪️Në njoftimin e djeshëm shmanget emri i juridiksionit “Dioqeza Shqiptare në Amerikë”.

Është hera e parë që Patrikana nuk e përmend fare dioqezën, duke dhënë përshtypjen se dy kishat shqiptare trajtohen tashmë si pjesë e kishës greke atje.

Kjo përforcohet më tepër kur Mitropoliti Ilias nuk përmendet në njoftim si peshkop i Dioqezës, por si “shef”, me titullin dhe peshën e një prifti.

3▪️Njoftimi shënon se z. Ilias drejton “Komunitetet shqipfolëse ortodokse në ShBA”.
Në greqishte ekziston një nuancë e rëndësishme identitare për të dalluar midis shqiptarëve dhe “shqipfolësve” ortodoksë, të cilët këta të fundit flasin shqip, por në fakt klasifikohen dhe trajtohen si grekë.

Përdorimi i termit “albanofon” në vendimin e Patrikanës Ekumenike nuk është shkujdesje. Përse ortodoksët e kombësive të tjera nuk quhen edhe ata grekofonë, ukranofonë, etj?

▪️▪️▪️

Dobësimi gradual dhe zhbërja përfundimtare e diasporës shqiptare ortodokse ishte një nga pikat parësore të platformës dhe projektit shkombëtarizues të z. Janullatos në botën shqiptare.

Fillimisht u përdor influenca politike dhe fuqia ekonomike e parisë greko-amerikanë për të kapur kishat shqiptare atje, duke kompromentuar e shtirë nën kontroll dy familjet Liolin dhe Katre.

Me këtë mënyrë fillimisht u zvogëlua influenca shqiptaro-amerikane në komunitetin ortodoks në Shqipëri, duke përfunduar në ngordhjen e plotë të opinionit shqiptaro-amerikan në Kishën Ortodokse.

Në vijim, duke siguruar kapjen e komunitetit shqiptar ortodoks në ShBA, dhe përdorimin e tij në shërbim të Autorit të shkombëtarizimit të KOASh-it, u shfuqizua neni që përfshinte diasporën në Statutin e KOASh-it (2006).

____________

Vendimi i Patrikanës Ekumenike, i komentuar më sipër, si pjesë e njoftimit të djeshëm të Fanarit (3 tetor 2019):

Εἰς ἀνταπόκρισιν πρός σχετικήν παράκλησιν τοῦ Σεβ. Ἀρχιεπισκόπου Ἀμερικῆς κ. Ἐλπιδοφόρου, ἀνυψώθη, ὁμοίως παμψηφεί, εἰς Τιτουλάριον Μητροπολίτην ὁ μέχρι τοῦδε, Θεοφ. Ἐπίσκοπος Φιλομηλίου κ. Ἠλίας, ἀρχιερατικῶς προϊστάμενος τῶν ἐν Η.Π.Α. Ἀλβανοφώνων Ὀρθοδόξων Κοινοτήτων.

Facebook Comments