Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Në këto 6 vite të qeverisjes së tij, Edi Rama dhe Rilindja mbështetën dhe promovuan hajdutë, të inkriminuar dhe kriminelë në të gjitha nivelet e pushtetit, parlament dhe ekzekutiv, në qeveri.
Ky fenomen është shumë i rrezikshëm për një komb, për shqiptarët , mbasi do të jetë po aq e vështirë largimi i tyre dhe i lidhjeve të tyre me botën e krimit dhe lidhjeve me krimin e organizuar vendas dhe rajonal.
Edi Rama dhe një pjesë e Rilindjes i garantojnë bandat, kriminelët dhe të inkriminuarit biles edhe duke i negociuar dhe “priviligjuar” në aferat e tyre, për ti përdorur për krimin elektoral, tashmë të prezantuar edhe nga media ndërkombëtare.
Krimi elektoral është shumë i rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, mbasi nëpërmjet këtyre votave të blera blihet dhe përcaktohet edhe e ardhmja e qeverisë dhe institucioneve të shtetit.
Votat e blera me para droge në zgjedhje nga kriminelët dhe bandat kanë ndikuar për emërime në këto institucione në të gjitha nivelet!
1.7 tonë kokainë e kapur vetëm në 3 vitet e fundit në verteton edhe faktin që Shqipëria është kthyer qënder operacionale për drogërat e forta siç thotë dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Tonelatat e drogave të forta mbushin xhepat e bosëve të drogës që kanë mbështetjen e qeverisë dhe të policisë në të gjitha nivelet e saj, duke filluar nga drejtuesite lartë.
Tonelatat e drogës vafërojnë shqiptarët dhe i detyrojnë të rinjtë e këtij vendi të kthehen në përdorues droge, shpërndarës ordiner ose të largohen nga vendi në emigracion.
Burgjet janë të mbushura me këto viktima, që i’u shërbejnë bosëve të qeverisë dhe bosëve të krimit të organizuar.
Edhe kanabisi dhe kanabizimi i Shqipërisë, përvec kokainës në këto 6 vite, solli kapjen e puntorëve të kanabisit dhe kokainës, atyre që kanë nevoja mbijetese nga policia dhe lënien të lirë të strukturave kriminale të cilat i japin para drejtuesve të policisë që i njeh shumë mirë.
Policia i njeh mirë zonat ku ato operojnë dhe shpërndajnë drogë me shumicë e pakicë puntorët dhe viktimat e drogës.
Në vendet e Ballkanit deri në ato europiane kapet drogë e cila organizohet nga shqiptarët dhe ka lidhje me Shqipërinë, d.mth. me Rilindjen dhe ministrat e Edi Ramës.
Turqia, Ekuadori, Kolumbia, Greqia, Hollanda miliona Anglia dhe Gjermania janë vendet ku kapet kjo sasi droge dhe shitet për bosët e krimit ndërkombëtar.
Si përfundim po citoj në status të ish-deputetit të P.D.-së Ervin Salianji që shkruan: “Vrasjet, vjedhjet, dhuna ka zaptuar çdo lagje dhe fshat. Vrasjet jo vetëm që nuk parandalohen por as nuk zbardhen dot. Absurdi shkon deri aty sa vidhet dy herë vetë Ministria e Brendshme. Policët e thjeshtë dy herë në vështirësi, gjenden dhe përballë krimit dhe përballë tradhëtisë së eprorëve që bashkëpunojnë me krimin”!
Largimi I Edi Ramës do të parandalojë dhe zbardhi vrasjet, vjedhjet dhe dhunën që ka pushtuar çdo lagje dhe fshat në Shqipëri.
Largimi i Edi Ramës dhe Rilindjes, do të largojë përfundimisht edhe drogën, kokainën, kanabisin dhe do të risjelli rritjen e qëndrushme ekonomike, rend dhe qetësi për të gjithë në Shqipëri, vecanërisht për të rinjtë!

Facebook Comments