Nga Kemal GOCA

◾◾◾

Historia e sportit të Kosovës është shumë interesante dhe atraktive për opinionin sportiv! Nëse e shfletojmë historinë, del se Partizani i Beogradit është mposhtur nga një klub i pastër me shqiptarë siç ishte atëkohë Prizreni. Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, ka postuar një fotografi dhe ka treguar edhe emrat e këtyre protagonistëve që shkëlqyen në atëkohë.

“Ekipi i basketbollit KB Prizreni. Viti 17.08.1946 në Kalemegdan (Beograd). Kanë humb nga C. Zvezda, ndërsa kanë fituar ndaj Partizani të Beogradit. Nga e majta: Qamil Nixha, Ali Dauti, Rexhep Gjiha, Hasan Shala dhe Hasan Berisha. Pesëshja e parë, të gjithë shqiptar.

Një foto sa 1000 fjalë”, shkruan Krasniqi. Avni Shabani, gazetar i Radio Kosovës, është i emocionuar. “Sporti i basketbollit ka traditë të gjatë tek ne!
Klubi i parë është themeluar me 1946 në Prizren dhe në Kampionatin e parë që u mbajt me 17 gusht 1946 në Kalemegdan (Beograd), ekipi ynë doli i dyti, kurse e para ishte Zvezda, ndërsa më parë klubi ynë rrugës për finale e mundi Partizanin!

Skuadra përbëhej, nga këta sportistë: nga e majta: Qamil Nixha, Ali Dauti, Rexhep Xhiha, Hasan Shala Dhe Hasan Berisha! Ishte ky sukses i madh i këtyre sportistëve, të cilët në fakt, siç bën të njohur prof. Masar Nixha, më parë, kishin filluar të merren me sport në Tiranë e Shkodër!

Kjo foto padyshim se e ka vlerën e 1000 fjalëve, porosit me të drejtë, trajneri i mirënjohur i basketbollit, Blerim Krasniqi, i cili e postoi këtē foto, që duhet komplimentua këtë sportist të dëshmuar!”, shkruan Shabani.

Facebook Comments