Nga Prof. Dr. Jahja DRANÇOLLI

◾◾◾

Në vitin 1448, Fushë Kosova është gjendur në kufi më Rashën dhe Bullgarinë: “Që të dy ushtritë kishin arritur në Fushë-Kosovë, e cila (sikur kemi theksuar) gjendej në kufirin e Rashës (despotatit të Serbisë) dhe të Bullgarisë, ku Huniadi priste repartet e Skënderbeut…”!

Në verë të vitit 1448, pasi që kishte tubuar reparte hungareze, polake, rumune, çeke, etj., Huniadi kishte kaluar Danubin dhe, duke i shkretërruar zotërimet e despotit Gjuragj, doli në Krushevac.
Prej këtej, arriti në Kosovë.
Në anë tjetër, Murati II, pasi që ishte informuar nga despoti Brankoviq, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje kishte tubuar rreth vetës të gjitha repartet, të cilat numronin 50.000-60.000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri tyre del i trefishuar. Repartet e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore arrinte 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000.
Lufta triditëshe mbaroi me disfatën e ushtrisë së Huniadit dhe aleatëve të tij.
Premtimet që i kishte dhënë Skënderbeu për tu angazhuar në anën e aleancës së krishterë, e kishin trimëruar Huniadin, që të nxitonte për tu ndeshur me osmanët. Përgatitja e Skënderbeut për këte përplasje provohet sipas burimeve zyrtare dhe tregimtare.
Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhave e pasojave të betejës, burimet e kohës, ofrojnë hollësi për vonimin e arbërve për tu bashkuar me trupat hungareze.
Shkak kryesor i vonimit të Skënderbeut ishin pengesat e despotit Brankoviq, aleat i dhëndrit Muratit II, që ia mbylli këtij të gjitha rrugët e shtigjet, nga mund të kalonte.
Pjesa e madhe e burimeve, duke arsyetuar vonesën e Skënderbeut, nxorën në shesh dhe pashkathtësinë e Huniadit, i cili nuk është dashur të pranonte betejën para ardhjes së Skënderbeut në Kosovë.
Përveç të dhënave për epilogun, janë ruajtur hollësi dhe për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi që kishte marrë rrugë për në jug jo larg Fushë-Kosovës, u ndesh më Skënderbeun, që ishte nisur ti bëhej shok lufte Huniadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, në afërsi të Vuçiternës, u përpoqë me dukë Bogdanin, një stërgjysh i Pjetër Bogdanit.
Tërheqin vëmendjën sidomos burimet, që dolën pas betejës, të cilat së bashku me epikën popullore kanë ngatërruar personazhet e Betejë së Parë me ato të Betejës së Dytë të Kosovës.

Facebook Comments