◾◾◾

“Vetëm Bekimi ka arritur sukses botëror”, kjo është deklarata e aktorit të njohur Rade Serbexhija e cila vazhdon të jetë temë diskutimi në qarqet më nacionaliste të Beogradit.

Si një nga aktorët më me famë të hapësirës ish-jugosllave, Rade Serbexhija me kitaristin Miroslav Tadiq i kanë kushtuar edhe këngën “Këngë për Bekimin” (Pjesma za Bekima) aktorit me famë botërore nga Kosova, Bekim Fehmiut.

▪️Këngë për Bekimin

Deshe njerëzit t’i bëje më të mirë
dhe shuaje prushin në pëllëmbë
krejt çka mundje t’u thoje në heshtje
u dogj në një ditë
Më pas këndove për ta, më pas loze për ta
edhe shpirtërat e lënduar ua qetësoje
derisa nuk e vranë shokun tënd
dhe të parët i vunë flakën qytetit
Hej Boro, i bardhi Boro
U tretën ditët tona
Hej Boro, i bardhi Boro
u zhduk gjithçka si bora e vjetme
Ku nuk pata vëllezër
ti ishe vëllai im
në këngën time sot edhe heshtja jote këndon
Një kohë e largët e re
shpirtërat e lënduar na i ushqen
Ti po shkon, e unë mbeta ta paguaj borxhin në kafene.

Facebook Comments