Nga Frida BUSHATI

◾◾◾

Sot është dita ndërkombëtare e individëve të “fiksuar” pas drejtshkrimit. Për këtë Frida Bushati, ka mbledhur disa shprehje të këndshme mbi drejtshkrimin/ortografinë. Lexim të këndshëm!
Mund të shtoni edhe ju të tjera.

1▪️Për t’u diplomuar në një gjimnaz apo universitet duhet të jetë i detyrueshëm kalimi I një provimi mbi drejtshkrimin.

2▪️Studimet kanë treguar se personat me ortografi jo të mirë vuajnë më shumë për të gjetur punë sesa ata me ortografi të mirë.

3▪️Të fajësosh “korrigjuesin automatik” të tastierave për gabimet drejtshkrimore është njësoj si të thuash: “Nuk kam mësuar se m’i hëngri dhia librat!”.

4▪️Zotërinj, ortografia është art, dhe zbukuron më shumë se makiazhi.

5▪️Mjafton ta shkruash pa gabime gjuhën shqipe dhe bëhesh mbrojtës i saj.

6▪️Besohet se truri i njeriut ka 100.000 neurone. Pse të mos i përdorim disa për të shkruar saktë?

7▪️“E dashur rini shqiptare! A mund të më thuash çfarĕ po ben me gjuhen tone?”
Me respekt, Drejtshkrimi.

8▪️Kujdesu më shumë për drejtshkrimin se për “selfiet”.

9▪️Rri pranë një personi me ortografi të mirë. Ku ka më bukur se një mesazh i shkruar saktë?

10▪️Një tekst me gabime drejshkrimore e humbet besueshmërinë.

11▪️Të shkruash nga celulari nuk është justifikim për gabimet drejtshkrimore.

12▪️“Feja” më ndalon të dashurohem me një person pa ortografi.

13▪️Nuk të uroj te keqen, me këtë ortografi që ke, ke mjaftueshëm.

14▪️Drejtshkrimi është një ndër armët më pak të njohura të joshjes.

15▪️Ortografia për shkrimet është si photoshop-i për fotot. Nëse përdoret si duhet, bën që çdo gjë të duket e bukur.

Facebook Comments