Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Panikun e mbrëmshëm e kam menduar në planin ushtarak! Po mendoja, imagjino me i shpall apo me na shpall luftë ndonjë shtet (imagjinatë, të kuptohemi, se jemi shtet i bindur ne nuk shkojmë deri te lufta). Me tre-katër lajme dezinformuese, armiku ta fut popullsinë në panik dhe ke dy armiq përballë, armikun ushtarak dhe kaosin që të shkaktohet brenda në popull. Je i kapitullum. Ndaj në gjendje lufte të gjitha mediat i kontrollon shteti. Shtabi i Luftës. Se dobësia njerëzore të mposht. Çdo shërbim sekret ushtarak apo civil ka seksionin e propagandës dhe ka media në pronësi për të përhapur lajmet që do. E mbylli Napoloni shtypin në Francë. I thanë diktator, censurues, siç thonë. U përgjigj; Franca në luftë me gjysmën e Europës, këta duan të lejohet shtypi? Po çfarë kuptimi ka shtypi në një popull 80% analfabet? Halli ishte pra tek dezinformimi përmes gazetave. Dhe kishte të drejtë. Në gjendje lufte nuk mund të ketë shtyp të lirë. Kompetencat dhe liritë i merr Shtabi i Luftës. Ndodhën sulmet terroriste në Madrid e Paris. Imagjinoni sikur media spanjolle e franceze të përhapte lajme se sulme të tjera do të ketë në ketë ditë, në ketë qytet e në ketë orë. Kaosi do kishte kapluar. Po media e atjeshme nuk guxon ta bëje ketë. Media këtu është sa e papërgjegjshme, sa e shitur. Mbrëmë i dhanë shtetit një goditje politike dhe të sigurisë. Vërtetuan dhe shantazhuan Shqipërinë duke dhënë mesazhin se goditeni lehtë e futeni lehtë në kaos e në revoltë. Nga ana tjetër, kryeministri mafioz i Shqipërisë, kryeministri me probleme personaliteti, me çrregullime, joserioz dhe i papërgjegjshëm siç e ka deklaruar edhe vetë kur ka thënë jam 18 vjeç me 32 vite eksperiencë, u soll si 18 vjeç. Në vend që të dilte ai burrë shteti “në kalë” e tu thoshte njerëzve më gjeni pallatin më të zakonshmëm e aty do të fle unë sonte bashkë me grua e me djalë, të ftonte presidentin e shtetit dhe kreun e Kuvendit për të bërë të njejtën gjë, ai u mor me statuse duke sharë portale e arrestuar gazetarë. O penalizohen të gjithë që përhapën lajmin e rremë o askush. Kjo është drejtësia. Nuk qe ky rasti për inate selektive. Shteti don burra, don burrni, don përgjegjësi, don krenari, kur hyp në krye të shtetit duhet me llogarit me dhanë edhe jetën për atë vend e për atë popull. Nëse nuk je gati për ketë, çfarë i duhesh atij vendi? Për çfarë po të mbajnë, për të bukur? Burri i shtetit duhet me qenë sakrifikues, se është caktuar e konsiderohet se mbron amanetet e Zotit në tokë. Zoti ua konkretizon drejtësinë e Tij njerëzve e popujve edhe përmes sundimtarëve të ndritun e besimtarë të cilët mundohen me qeveris me hirin e Zotit.

Facebook Comments