Nga Kristi PINDERI

◾◾◾

Po shikoj Ramen te beje teater tani, po ben sikur po menaxhon nje krize.
I hidhet ai mashtruesi i Tiranes edhe i thote qe tek ne (ne Tirane) njerezit po sjellin veshmbathje edhe ushqime.
“Sugjeroj ta bejne kete te gjitha qytetet e tjera”, thote Veliaj. Ka disa gjera ketu:

1•Nuk ka asnje krize veç banoreve qe kane demtime ne shtepi (dhe ajo ska nevoje per dramacitet live per tu zgjidhur) dhe atyre qe jane te plagosur lehte.
Per pasoje, ky dramaciteti i ketyre dy tullumbaceve eshte jo vetem i pavend por eshte abuzim dhe shfrytezim i frikes dhe pasigurise se njerezve.

2•T’ja themi troc njeri tjetrit: me shume se nga natyra, shqiptaret kane frike nga cilesia e ndertimeve ne Tirane, me shume se nga intensiteti sizmik, banoret e Shqiperise kane merakun: a jane te sigurta themelet e strukturat e ketyre pallateve qe kane zene, nder te tjera, edhe cdo hapesire qe do duhej te perdorej ne raste emergjencash? Dhe qe te jemi te sinqerte me veten deri ne fund: njeriu qe kryesisht e ka shkaterruar Tiranen deri ne kete lloj shperfytyrimi estetik, urbanistik, strukturor edhe social eshte pikerisht Rama, tjetri qe po vazhdon ne gjurmet e tij eshte Veliaj (ky karagjozi qe thote sillni veshmbathje dhe ushqime!).

3•Se fundmi, shqiptaret kane ankthin e madh (te justifikuar) se ne raste fatkeqesish natyrore ata do te jene krejt te vetem, totalisht te paperfillur nga askush.
Keta qe kane dy ore qe bejne si te shqetesuar, jane te paafte, jane medioker, jane te painteresuar, jane krejt pa ide e pa ndonje moral per tju gjendur njerezve prane. Ata dine vetem te bejne teater, te prodhojne propagande, qe pastaj te vjedhin te pashqetesuar (se nuk e heq dot nga mendja ate unazen 40 milione euro me kompani fantazem e per te cilen nuk eshte fut askush ne burg), pastaj te mashtrojne qe te vazhdojne te vjedhin, dhe si perfundim te mbajne te nenshtruar njerezit e vendit te tyre.


Facebook Comments