Nga Hajro ÇINI

◾◾◾

Krijimtarisë gjeniale, shpirtit të lirë dhe patriot, të Artistit të shquar Avni Delvina, nuk mund ti ikte nga duart, pa e përjetësuar, këtë akt kaq shpërfytyrues:

Grafika e tij e rradhës, me titull “Hero Padashje”, kushtuar ish ministrit të brëndshëm, i cili u bë “Hero” sepse pa dashje, apo nga nga frika, disktretitoi në mënyrën më efikase “Ramaformën”. Asnjë propagandë e stilit sovjetik, nuk mund ta fshehë më këtë dështim kaq spektakolar.

Para se të binte Muri i Berlinit, Europa Lindore, përfshirë Shqipërinë, (e cili ishte edhe më keq), kishte një sistem kriminal drejtësie. Ai dënonte njerëz të pafajshëm, dhe mbronte kriminelët që ishin në pushtet dhe bënin krime.

Rënia e Murit të Berlinit, si rezultat i udhëheqjes së botës së lirë nga Presidenti liridashës dhe Burrë Shtetas Reagan, i cili gjunjëzoi përandorinë e djallit, BRSS, i dha shpresë të gjithë botës, më shumë Europës Lindore.

Por, djalli do të jetojë deri ditën e gjykimit, dhe në se injorohet bën dëme të jashtzakonshme. Djalli tani është mishëruar në fytyrën mashtruese të Sorosit dhe Pasuesve të tij, dhe, si në shekullin e XX, ka arritur të krijojë atë që në anglisht quhet Deep State (shteti paralel), një krijesë ilegale por shumë e rrezikshme.

Në Shqipëri nuk ka asnjë dallim midis Kryeministrit (dhe ministrave të tij) dhe kryetarit të “shtetit paralel”, se të dy rolet i luan i njëjti njeri, Rama.

Ramaforma, e cila u sponsorizua nga Soros dhe që u mbështet nga Don Lu, arriti të mbrojë përsëri krimin si para vitit 1990. Të gjithë shqiptarët e ndershëm presin me ankth dhe shumë shpresë ambasadoren e re, të parën e administratës të Presidentit Trump.

Hero pa dashje
Nga Avni Delvina

Facebook Comments