Nga Red VARAKU

◾◾◾

Nuk ka ndodhur në asnjë rast një presion kaq i hapur i Perëndimit mbi një qeveri, përveç asaj të vitit të mbrapshtë 1997. Thirrja e Ramës në Berlin për të dhënë llogari për krizën e rëndë ku ndodhet sot Shqipëria ishte momenti kulmor i këtij presioni, sepse znj. Merkel i ka kërkuar të largohet.

Por, sigurisht largimi i tij më gjithë dëshirën e madhe të ashikëve të demokracisë, bëhet nëpërmjet një procedure, e cila u publikua menjëherë pas mbërritjes së Ramës në Shqipëri. Oferta e djeshme e Ramës për Opozitën që erdhi si një rrufe në qiell të pastër, menjëherë pas kërkesës së OSBE-së për një tavolinë të përbashkët për Reformën Zgjedhore, është edhe prova e këtij arsyetimi.

Duket që këtë proces po e udhëheq Gjermania , sepse edhe deklaratat e z. Palmer janë tërësisht në të njëjtën frymë me kushtet e vendosura nga Gjermania.

Ky angazhim lidhet me faktin se situata e krijuar për shkak të korrupsionit, papërgjegjshmërisë dhe arrogancës së këtij kryeministri mund të degradojë nga dita në ditë në konflikt civil dhe ndërhyrja me vonesë më pas, nuk do të kishte asnjë vlerë.

Ka të dhëna të shumta që kriza po përkeqësohet me shpejtësi dhe ka paralizuar krejtësisht jetën e shqiptarëve ndaj presioni ndërkombëtar është rritur , ndaj edhe hapja e negociatave po kërkohet edhe nga vetë Opozita, si e vetmja garanci për mosrrëshqitjen e vendit drejt kaosit.

Dhjetë kushtet, të cilat do të miratohen me një garanci 100% nga Buntestagu Gjerman, dhe që kanë edhe mbështetjen e amerikanëveve në fakt janë 10 hapa për të zgjidhur krizën e rëndë dhe për të çmontuar këtë regjim pa dëme kolaterale.

Nëse i lexojmë me kujdes aty indentifikojmë edhe formulën për zgjidhjen e krizës. Janë 10 kushte që i japin përgjigje shqetësimeve të ngritura nga Opozita, aq sa duket sikur Merkel thjesht i ka bërë një riformulim më diplomatik kërkesave të Opozitës shqiptare.

Në fakt, nëpërmjet tyre Ramës i kërkohet që të dorëzojë pushtetin me qetësi dhe dashuri .Reforma zgjedhore , Gjykata Kushtetuese, Spak, lufta kundër krimit, arrestimi i njerëzve të përfshirë ne krim elektoral , legjitimiteti i zgjedhjeve lokale, nuk janë vetëm garanci , por janë kushte të domosdoshme për funksionomin e demokracisë dhe prova më e mirë funksionimit të demokracisë është zhvillimi i një procesi zgjedhor korrekt.

Le t’i marrim me rradhë:

Hapi i parë: Reforma zgjedhore është e domosdoshme për zgjedhje të lira, përfaqësuese dhe demokratike. Nuk mund të ketë zgjedhje pa një reformë zgjedhore të dakortësuar nga palët.

Hapi i dytë:Ndërtimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë jo vetëm rikthen balancën e pushteteve, por jep edhe verdiktin për ligjshmerinë e 30 qershorit . Nëse nuk do të kemi një vendim te Gjykatës Kushtetuese atëherë si mund të kemi zgjedhje të përgjithshme dhe zgjedhje lokale në të njëjtën ditë?

Hapi i tretë: Ndërtimi i SPAK do të thotë rezultate konkrete të luftës kundër korrupsionit. Eliminimi i establishmentit të korruptuar politik 30 vjeçar është një domosdoshmëri për të lënë pas tranzicionin e gjatë Shqiptar.

Hapi i Katërt: Arrestimi i njerezve të perfshire ne dosjet 184 dhe 339 ku jane te perfshire e gjithë elita e PS, nenkupton humbjen e zgjedhjeve, sepse praktikisht bie e gjithe PS ne burg dhe eliminohet krejtësisht aparati i vjedhjes se zgjedhjeve aq shume i perfolur.

Perëndimi nëpërmjet këtyre kushteve po e çarmatos z. Rama dhe praktikisht po e izolon atë. Këto kushte, jo vetëm deaktivizojnë aparatin e vjedhjes së votave të instaluar mjeshtërisht në çdo skutë të Shqipërisë, por duke i arrestuar gati të gjithë bashkëpunëtorët e tij, e shkatërrojnë atë plotësisht.

Pra, me fjalë të thjeshta Perëndimi po i kërkon z. Rama që bashkë me valixhen, të bëjë gati vendin për zgjedhje të parakohshme politike dhe lokale, pa kriminelë dhe banditë, zgjedhje që ai kurrsesi nuk mund t’i fitojë, asgjë më shumë.

Facebook Comments