Nga Lirim K. NEZHA

◾◾◾

Si një njeri që e ndjek politikën,e kujtoj Agron Shehajn që nga fjalimi i tij i parë në tribunën e parlamentit,ai fjalimi i sinqertë deri në naivitet përballë hijenave të politikës shqiptare,që të vërtetat e hidhura të atij fjalimi i pritën me të qeshura dhe ilaritet, e deri tek batuta brilante e mbrëmshme përballë Fred Pezës,ketij hajduti të paskrupullt dhe zhurmuesi konstant të rilindjes nëpër studio.
E kujtoj rritjen e tij të shpejtë si politikan dhe shëndërrimin e tij në një ndër politikanët më të zëshëm të Partisë Demokratike. Denoncimet dhe hulumtimet e tij të njëpasnjëshme ne aferat e paskrupullta të qeverisë nuk u kanë lënë më kohë të qeshin rilindasve,por u kanë prishur gjumin dhe i kanë bërë të heshtin ose të bëjnë zhurmuesin nëpër studio.
Është ndoshta politikani i vetëm për të cilin nuk mund të ngrenë dot asnjë akuzë dhe,të mësuar me të ngjashmit e tyre përballë të cilëve edhe mund tu drejtosh ndonjë akuzë sepse kane konsumuar pushtet,rilindasit janë si peshku pa ujë. Agron Shehaj ua përplas në fytyrë bëmat e tyre korruptive dhe rilindasve nuk u ngelet veçse të djersiten duke u përpjekur t’i devijojnë argumentave dhe akuzave të pa kundërshtueshme.
Duket se Agroni është modeli i politikanit të ri e të ndershëm,modeli që thuajse i ka munguar politikës shqiptare. Është një njeri i suksesshëm në biznesin e vet pa ndihmën e politikës dhe duket se në politikë ka hyrë për t’i dhënë dhe jo për t’i marrë.
Deri tash i ka dhënë mjaftueshëm,jo vetëm kontribut me denoncimet e veta,por edhe vlera me modelin e politikanit që duam.

Facebook Comments