Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

…Po lexoj goxha shkrime reth asaj c’ka ngjare sot mes dy organizatave te Ballit Kombetar ne perkujtimin e masakres ose thene shqip pa besise komuniste ne Grehot te Gjirokastres me 14 shtator 1943…,.
Njera pjese e Ballit sot drejtohet nga Roshi e tjetra udhehiqet nga Alimadhi e ne vend qe njera dore te laje tjetren e te dyja se bashku fytyren ka kohe qe njera dore paralizon tjetren e te dyja -cung godasin ashper fytyren ..

Dhe me mire se kaq kurre nuk keni per te cuar uje ne Mullirin e komunisteve qe ashtu sic ju percane dje ne lufte po kaq mire e rehat ndihen sot teksa ju shohin te kacafyteni serisht mes njeri- tjetrit..

Po akoma nuk zute mend e nuk e mesuat o qyqare qe politika e strategjia e ndyre komuniste mes shqiptaresh perca e sundo ka 74 vjet qe po i mban ata ne pushtet ?

Akoma nuk e mesuat se vella -vrasja na shuajti e po na firon krejtesisht si komb e si popull …dhe ne vend qe ti drejtojme armet andej nga na vjen plumbi vazhdojme t’ja kthejme gryken e kobures njeri tjetrit…?

Balliste ose me sakte ju qe ende besoni ne idealet patriotike , kombetare e nacionaliste te Ballit Kombetar te Mit’hat Frasherit, Ali Kelcyres, Abaz Ermenjit, Hasan Dostit ,Skender Mucos, Hysni Lepenices etj etj .. ju pyes publikisht ..perpara se te ziheni e sherroseni mes njeri tjetrit e thjesht per Mustaqet e Celos…a nuk ju vjen turp e nuk ndiheni koke e kembe fajtore qe edhe Komandantin e Prijesin tuaj legjendar Mit’hat Beun e nderuar nuk ishit ne gjendje ta varrosnit e ta prehnit ne Atdheun e tij e sipas amanetit te tij…por ju a solli ne Shqiperi e ju a varrosi me ceremoni ”shteterore” Edi Rama biri e nipi i atij qe dje ju vrau ne lufte e sot po ju perplas koke me koke mes njeri tjetrit… ?

A nuk ndiheni fajtore perpara kombit e popullit tuaj teksa kurre nuk keni qene ne gjendje te rikujtoni ashtu sic i takon te rikujtohet ne pjesen historike e qe duhet te zere vend me nder e respekt te vecante per Shqiperine e shqiptaret …konferencen kombetare te Mukjes …qe ashtu si Grehoti u tradhetua hapur ne dem e ne kurriz te ceshtjes sone kombetare pikerisht nga armiqte me te medhenj e me te terbuar te kombit e te popullit tone ….Komunistet.,..?

A nuk ju vjen turp qe pikerisht sot ne vend qe te perkujtonit me nderime e respekte te vecante bijte trima te Shqiperise e nacionalistet qe i bejne nder ketij vendi e ketij populli si komandanti legjendar Hysni Lepenica apo patrioti i flakte Skender Muco….ju u sherroset me njeri tjetrin …e ata qe ju futen ne kete lloj sherri banal ferkuan duart nga gezimi ..?

Ke quani ju lufte per idealet e shenjta patriotike, nacionaliste e kombetare te Ballit ……..ate lloj ”lufte” qe ben ne Parlament …me Baba Takun komunist …kryetari Alimadhi teksa zihen se kush ka ngrene me shume Pula e kush ka pjekur me shume Qingja ne hell….apo ate se si nuk le marifet pa perdorur ai tjetri…Roshi per ta pasur prone te tijen nje fare lloj Vule ” origjinale e qe simbolizon” gjoja Organizaten e vertete kombetare te Ballit kombetar…?

Turp t’ju vije se ku jeni katandisur…ndaj dhe komunistet kane dekada qe jane ulur kembekryq mbi kokat e mbi shpinat tuaja…

Ndaj ju them publikisht e me plot gojen se sot me ate qe ju bete ne Grehot …nuk e nderuat kurresesi nacionalistin e trimin Hysni Lepenica……perkundrazi e turperuat sa me s’ka…

…..Shqiptaret kur te kene fituar betejen mes njeri tjetrit atehere nuk ka perendi qe ti munde e ti ndale per te fituar cdo lloj beteje kombetare qe do tu dale perpara ….keshtu ka thene i pa vdekshmi patriot e nacionalist i flakte i kombit tone Mit’hat bej Frasheri…ndaj e riperseris …akoma nuk keni zene mend nga percarja dhe akoma direkt ose indirekt kerkoni ti sherbeni qendrimit te komunizmit ende ne pushtet ne ate vend e mbi ate popull qe nje zot e di se sa shume ka pesuar nga sherre e percarje te tilla antikombetare…?

Facebook Comments