Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

U tha se do te ndertohej brenda 2 vjetesh…por ka nisur te ndertohet qe ne Qershor te 2016 …e akoma pas tre vitesh e kusur ende nuk ka perfunduar…

U tha se do te kushtonte 50 milion euro…por deri tani i ka kaluar te 70 milionet e prite sa do veje deri kur te inagurohet ..

U tha se do te kishte nje kapacitet prej 25 mije vendesh e u katandis me 22.500 ndenjese…

U tha se se ne te 4 pjeset e tija dy ballore e dy anesore shqiptaret do te shijonin ndeshjet e Kombetares se tyre Kuq e Zi…por njera pjese …ajo e VIP firoi e u shnderrua ne Molle e Ndaluar per dashamiret e futbollit …dhe e rezervuar vetem per Te Medhenjte e tyre si dhe per bizneset e pislliqet e tyre pa fund me te cilat kerkojne te bejne pis edhe futbollin ..

U tha se do te quhej Arena Kombetare …por Bracja me shoke c’nuk po bejne ti rikthejne emrin e simbolit te tyre komunist te 5 majit…Qemal Stafes….

U tha e c’nuk u tha per Kullen e tij por doni ju qe ajo ishte e para qe perfundoi se ndertuari dhe ka kohe qe eshte gati per ”aktivitetin e saj sportiv e tregetar”’…

U tha se do te inagurohej ne Qershor…pastaj u shty per ne Shtator e me se fundi eshte vendosur te perurohet ne Nentor ne ndeshjen me Francen …si shperblim per perdhosjen e Himnit tone kombetar prej ”Gjelave ” te Macronit …me 7 shtator te ketij viti ne Paris…

U tha qe do te jete nje investim i perbashket mes FSHF – UEFA e Qeverise shqiptare …por ju siguroj se ka te ngjare qe ky stadium te mos jete rrezik prone e askujt prej te deklaruarve… edhe pse nje ”Pronar” e ka qe c’ke me te…

U tha qe do te jete stadiumi me i bukur ne Ballkan…por sinqerisht une deri tani gje me te shemtuar nuk kam pare …edhe pse Ballkanin e kam bredhur me pellembe e nuk besoj qe ai eshte aq i shemtuar sa ky palo stadiumi yne te jete nje nga bukurite e rralla e nje nga kryeveprat e tij …

I gjori stadium …shyqyr qe s’ka goje thoni ….se do kishte bere namin neper Gjyqe e Gjykata …apo si kemi sagllam ne keto te fundit….

Facebook Comments