Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Mendja, truri i njeriut është shumë delikat dhe organizon jetën tonë, mendimet, idetë, gjuhën, sjelljet tona!
Normalët ndahen nga një “cipë e hollë milimetrike”nga anormalët! Normalët kanë ndjenja edhe emocione dhe sjellje të kontrolluara dhe i thërrasin arësyes!
Kur dikush ka sjellje dhe mendime të pakontrolluara, populli thotë në zhargon se: “Ka dalë nga faza”, d.m.th. nuk është mirë mendërisht është i trazuar!
Politikanët normal përdorin arësyen, logjikën, mendjen për të arritur qëllimet e tyre politike në misionin e tyre!
Kam lexuar shpesh disa artikuj në mediat tona, që e konsiderojnë Edi Ramën të “pakordinuar” dhe të “parësyeshëm”, të cfazuar!
Në realitet sjellja dhe shprehja e Edi Ramës shpesh sidomos gjatë vitit 2019 ka qenë shumë “anarkike” e pakontrolluar!
Ka 8 muaj që opozita dhe shqiptarët kërkojnë zgjedhje të lira demokratike, por Edi Rama organizon votime jo-normale lokale me një parti!
Biles edhe këto votime të fillim verës i organizoi në një formë “anarkike”, pa opozitën duke i vjedhur sic thotë populli “ditën për diell”!
A është një sjellje normale të vjedhësh në kutinë tënde të vetme, “në dyqanin tënd”, atë të Rilindjes!?
Më datën 30 Qershorë, Rilindja vodhi vota në kutiat e votimit të saj, pra vodhi vehten dhe d.m.th. në kurriz të shqiptarëve!
A është kjo një sjellje normale politike? Opozita nuk mori pjesë në votimet e “cfazuara” Nul!
Mendimi ndikon tek gjuha dhe sjellja e individit! Kultura ndikon gjithashtu tek sjelljet dhe shprehjet tona!
Të huajt sidomos gjermanët kanë një filozofi të caktuar të menduari dhe të gjykuari, të ndikuar nga kultura e tyre!
Ata nuk mund ta kuptojnë kulturalisht, se si mund të zhvillohen zgjedhjet e “cfazuara” një-partiake në vitin 2019!
Nëse i tregon një gjermani të thjeshtë se votimet lokale në Shqipëri janë zhvilluar me një parti, menjëherë do të shprehen se a e keni Kryeminstrin “Verrückt”, Dumm (të cmendur, budalla)?!
Po si mund të pranojë Zonja Merkel një fakt të tillë të “padëgjuar” jo vetëm në Gjermani, por as në Vietnam?!
Gjermanët shpesh përdorin “metaforat” dhë nëntekstet e tyre për të dhënë mesazhe për gjykime politike dhe shoqërore!
Politika gjermane jo vetëm nga gazeta “Bild”, por edhe nga burime të tjera është shumë e bindur se në Shqipëri qeveris krimi dhe korrupsioni!
Ata e njohin shumë mirë “cfazimin” e këtij kryeministri dhe Rilindjes, bëmat e tyre dhe oligarkëve që i mbajnë peng!
Edi Rama dhe Rilindasit e interpretojnë si optimiste deklaratën e Zonjës Merkel: “Do të fusim në një fazë të re”!
Rama dhe Rilindasit mendojnë së Zonja Merkel e ka patur fjalën për një “fazë të re” për negociatat në B.E.!?
Angela Merkel me këtë deklaratë i ka lënë të kuptojë Edi Ramës, që: “Ke dalë nga faza, prandaj kërkohet një “ilac” për të hyrë në fazë”, për të krijuar normalitet në Shqipëri. Thirri mendjes se me politika “anarkike” nuk ka hapje negociatash për qeverinë e Rilindjes, “fatëkeqësisht për shqiptarët”!
Prandaj Zonja Merkel dhe Gjermania vuri kushte për Edi Ramën dhe Rilindjen!
Gjermania është prerë në qëndrimet e saj ndaj Kryeministrit Shqiptar.
“Ilaci”, kushtet për gjermanët dhe europianët janë vendosja e demokracisë në vend zgjedhjet e lira!
Për Gjermaninë, nuk ka dhe nuk do të ketë integrim pa u plotësuar këto kushte, “Ilace” për Edi Ramën dhe Rilindjen për zgjidhjen e krizës në vend:
-Reformimi i kodit zgjedhor.
-Funksionimi i sistemit të Drejtësisë.
-Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-Hetim i lidhjes së politikanëve dhe krimit.
-Ndjekje penale e zyrtarëve të dyshuar për lidhje me Mafian.
-Ulje e kërkesësë për Azil
-Zgjidhja e krizës politike.
Prandaj opozita vë kushte me të drejtë, për bisedime me Rilindjen dhe Edi Ramën!
B.E. fton partitë në Shqipëri për dialog, por palët janë ende larg!
Opozita ka paralajmëruar një rifillim të protestave në kërkim të zgjedhjeve të parakohëshme me një qeveri tranzitore!
Ky kryeministër po i “cfazon” të gjithë shqiptarët, që janë të pa shpresë dhe largohen për azil nga vendi dhe po i kthejnë në aeroportin e Rinasit dita ditës me qindra dhe mijëra!
Prandaj ta largojmë Edi Ramën, sa më parë që të jetë e mundur, që të fillojë një jetë normale dhe e qetë për të gjithë Shqiptarët dhe të fillojë “faza e re” e zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian!

Facebook Comments