Nga A.R.DOSTI

◾◾◾

Meditim…

E sot teksa pashe qe ne memorialin perkujtimor te Azem Hajdarit u “perkulen me respekt” edhe Rudina e Fatmires por edhe Gramoz Ruçi i 2 prillit …as me shume e as me pak mu kujtua nje histori sa reale dhe e vertete po aq edhe brilante e qe flet kaq shume per situaten shqiptare te pas viteve 90-të te cilen po ju a tregoj si me poshtë…

Vitore Sallaku ishte nje super talent i akrobacise shqiptare dhe vetem fale punes, sjelljes e talentit te saj por edhe te shoqit …humoristit te famshem Skender Sallakut …ajo arriti ti shpetoje disi persekutimeve te egra te atij regjimi antinjerezor qe Shqiperia pati mbi krye per gati 5 dekada me radhe…

Vitores.. pushteti popullor e komunist i diktatures se proletariatit ja pat pushkatuar babane e saj si nje kundershtar te regjimit nderkohe qe Skenderit jeta i pat ecur birinxhi mire, e madje per besnikerine e tij ndaj pushtetit ishte per vite me radhe deri edhe Sekretar Partie i Estrades se Tiranes…

Kur komunizmi ra dhe erdhi Demokracia …Skenderi kthehet nje dite ne shtepi plot gaz e hare dhe i thote Vitores.,..ja mi gru ene Çertifikaten e Deshmine e te Persekutuarit Politik e mora une i pari e para teje biles…

Qyqja mi burre …po si ka mundesi …çfare lesh demokracie qenka kjo….une kom qene e persekutume, mua me kon vra baben e ti komunist e sekretar partie e ke bo gallat gjithe jeten …..dhe statusin e te Persekutuarit Politik e merr ti para meje?

…Po mi po …i pergjigjet aty per aty Skenderi …une do ta marr para teje se….ne e dime se ç’kena heq me ta vra Babën ty…

NO Coment…

Kjo eshte e vazhdon te jete Shqiperia demokratike e pas 90 edhe sot e kesaj dite ndaj ka te drejte Gramozi qe perulet “me respekt” e ne krah te Rudines para Memorialit te Azem Hajdarit…

Facebook Comments