Nga Qamil GJYREZI

◾◾◾

Edi Rama është pengu i bëmave të tij në këto 6 vite qeverisje të Rilindjes!
Edi Rama është pengu i krizës së përfaqësimit në Shqipëri! Tre nga K/Bashkiakët e prezantuar në zgjedhjet e dështura të 30 Qershorit rezultojnë të jenë ish-trafikantë droge, persona të akuazuar në vendet ku kanë emigruar dhe persona që kanë përdorur disa identitete për të mbuluar bëmat e tyre!
Edi Rama është gjithashtu pengu i Gjykatës Kushtetuese dhe i institucioneve te dala nga zgjedhjet e 30 Qershorit gjithashtu edhe parlamentit jo-funksional!
Ose e shkruar qartë! Edi Rama i ka marrë peng parlamemtin aktual, pushtetin lokal dhe Gjykatën Kushtetuese!
Opozita dhe zoti Basha e kanë shumë të vështirë të bëjnë pakt, me një pengmarrës dhe të marrë peng si Edi Rama!
Opozita dhe Zoti Basha kanë dëshirë të bëjnë pakte në favor të Shqiptarëve dhe stabilitetit në vend!
Opozita dhe Zoti Basha e kanë shumë të vështirë të bëjnë pakt me Edi Ramën që ka shkelur të gjitha parimet dhe standartet demokratike të një vendi dhe është “kryeshkaktari” i krizës politike aktuale në vend!
Opozita dhe Zoti Basha janë dakord për celjen e negociatave për në B.E., jo për pengmarrësin e këtyre negociatave Edi Rama, po për shëqiptarët që janë marrë peng nga një kryeministër i papërgjegjshëm!
Edi Rama e mban peng prokurorinë, por nuk mund të mbajë peng Gjermaninë dhe që kërkojnë haptas arrestimin e të korruptuarve dhe me emër të Saimir Tahirit!
Prandaj pengmarrësit Edi Rama, i ka “ngelur sharra në gozhdë”!
Edi Rama është peng i Saimir Tahirit dhe i shumë Rilindasve të tjerë, jo vetëm për shkak të dosjes “Xibraka”, por këto Rilindas nuk kanë luajtur nga mendja të bëjnë burg për pengmarrësin Edi Rama që i ka marrë peng të gjithë shqiptarët!
Prandaj duhen zgjedhjet e lira të parakohëshme, që të shpëtojnë të gjithë shqiptarët nga pengmarrësi Edi Rama dhe nga ata Rilindas, që e kanë marrë peng këtë kryeministër humbës!

Facebook Comments