Marsida T. NAJDENI

◾◾◾

11 shtatori është një datë panvarsisht sa herë përpiqem ta harroj më ndjek nga mbrapa si një shtëllung e zezë. Qyteti që nuk flen kurrë nuk do t’ishte më asnjëherë i njëjti.

Unë isha top në gjumë kur ra zilja telefonit. Në 9:30 kisha një intervistë për punë në një kafene italiane 4 bllloqe larg kullave binjake. Mezi u përgjigja në telefon gjithë përtesë sepse po ma prishnin gjumin qysh në 7 të mëngjesit. Ishte Aida nga Lituania, e cila kishte një javë që ishte larguar nga New York. Pyeste si shkonin gjërat, a kisha gjetur punë të re. Unë isha emigrante e re, kisha vetëm 10 muaj në Amerikë. Gjimnazistët e tjerë flinin rehat kurse mua më duhej të mprihja thumbat. Kur e mbylla me Aidën do ketë qenë ora 7:30. Në kësi rastesh njeriu falenderon veten për huqet e tepërta. Huqi im i madh dhe i pandreqshëm ishte dhe mbetet gjumi. “Po fle dhe i gjys ore” mendova unë pastaj do çohem për intervistën. Gjëja tjetër që mbaj mend ishin miqt me të cilët ndaja apartamentin duke hedhur derën posht. Endri dhe Juliana aq sa u vinin aq dhe u iknin nga fëtyra. Unë përgjumësh shikoja tmerrin tek to. Dikur Endri më thotë “shyqyr o Mars që je gjumashe se do kishe vdek sot.”

Jetonim në lindje të Brooklyn. 3 miq të vjetër nga tetëvjeçarja dhe gjimnazi. Shkolla ku kishim aplikuar dhe rrinim gjithë kohës atë periudhë ishte në perëndim të Brooklyn. Nga taraca e madhe e Brooklyn shikonim gjith Manhattanin e poshtëm. Ishte vendi jonë i preferuar për aq pak sa e njihnim NY asokohe. Nuk e përshkruaj dot me fjalë ndjenjën që na kaploi të gjithëve mbas këtij tmerri. Mjegulla gri e rrënojave na ndoqi me javë, era e keqe gjithashtu. Çdo gjë në qytet ishte shkretëtirë. Nuk belbëzonte kërkush nga frika. Panik kudo! Familja dibrane prej të cilëve kishim banesën me qira na mbajti me të ngrëna 1 javë. Kur je adoleshent dhe sapo ke filluar të jetosh vetëm larg atdheu s’di të jesh i përgatitur. Luani, burri shtëpisë, më thoshte “Said Najdeni na mësoi me fol Shqip, a kujto se nuk po mundem me mbajt stërmbesën e tij në kësi situate?!” Sa herë vjen 11 shtatori lutem për Luanin dhe familjen e tij.

Nuk e di si do rridhnin gjërat nqs ajo telefonatë s’do t’ma kishte prishur gjumin…

Facebook Comments