Nga Ilir SECI

◾◾◾

Ne mandatin e pare të presidenti Klinton gazetari George Stephanopoulos ishte nji nga personat ma të randesishem të stafit që merrej me shtypin. Ne vitin 1996 ndersa zevendespresidenti Al Gore priste ne nji pritje zyrtare zevendëspresidentin turk në Shtepine e Bardhe, Stephanopoulos gati shkaktoi incident diplomatik kur nuk ua dha doren delegacionit të Turqise… “Dihet mospajtimi mes grekeve e turqve” – u mundua te justifikohej atebote Stephanopoulos, por Shtepia e Bardhe ia preu shkurt “Ju punoni per SHBA-të apo per Greqine ketu?”…Kjo gja i kushtoi shtrenjte Stephanopoulosit dhe pak kohë mbrapa, në Dhetor 1996 “dha” dorëheqje…
– Ne vitin 1999 gjate kohes kur nga mediet në SHBA dhe Europë Perendimore diskutohej vetem gjendja ne Kosove, CNN kishte ftuar në intervistë George Voinovich, senator i shtetit te Ohajos, senator me origjine serbe, i cili u pyet rreth situatës në rajon dhe pikepamjet e tij rreth asaj gjendje. Senatori ishte kritik ndaj nderhyrjes se NATO-s në Serbi dhe nxirrte justifikime mbas justifikimesh derisa në nji moment kulminant gazetari e pyeti copë :
– “Shkurt po iu pyes “A ben mire USA te nderhyjë në Kosove?” dhe pergjigjien e due jo si djali i serbit por si senatori i shtetit të Ohajos dhe nji nga 100 senatoret e SHBA-ve?”
Aty George Voinovich i zanun ngusht ia ktheu une pajtohem me politiken e jashte të vendit qe me ka zgjedhe dhe të cilin e perfaqesoj…
…I pruna keto dy shembuj me politikane ne USA qe kane origjine nga vendet fqinje te Shqipnise me te cilat ekziston nji hasmeri historike…Mu kujtuen sot duke pa stuhinë në gotë që ka shkaktue largimi apo “doreheqja” e keshilltarit Bolton… Amerika ka politikat e veta dhe ato jane te mirecaktuara dhe te piketuara me kohe e kushdo qe del jashte tyne shkarkohet. Politika amerikane asht pragmatiste dhe as e ka kund ne radar folklorin emotiv ballkanas, qe hala prodhon mite e legjenda per “serbe e greke” që dominojne në politiken amerikane. Unioni Amerikan asht ndertue në ate menyre qe askush mos me mujte me e marre tanesisht në dore…Largimi i Bolton asht paralajmerue me kohe nga mediet e djathta amerikane, nji nga gazetaret ma me ndikim ne SHBA, Tucker Carlson, ka kohe qe e quen Bolton “Kolona e Pestë” e stafit të presidentit Trump, (The Fifth Column), per shkak se Tucker Carlson e konsideronte Bolton si pjese të Establishmentit dhe se tanë kohën mundohej me e nxite Presidentin me hy në luftna. Presidenti Trump e ka thane me kohe se nuk e ka ndermend me hape luftna shkaterrimtare per ekonomine e USA, luftna qe sjellin vetem kaos e u shihet vetem sherri siç banë pararendesit e tij, Bush me Irakun dhe Obama me Libinë dhe Sirinë.

Facebook Comments