Nga Besmir LUSHAJ

◾◾◾

Komentatori i njohur sportiv nê Kosovë, Andin Lokaj, u shpreh dje se ai nuk e donte kombëtaren e Shqipërisë dhe se i interesonte vetëm kombëtarja e Kosovês, madje duke shtuar se tashmë Kosova ka shtetin, flamurin dhe simbolet e veta. Lokaj përdori ternin “Kombëtarja e Kosovës” dhe jo “Përfaqësuesja e Kosovës” dukê qenë në sintoni me tezën antishqiptare të projeksionit fantazmagorik që shpalos një identitet të paqenë si kombi inekzistent kosovar.
Popujt dhe kombet e civilizuara kanë formësuar identitetet e tyre kombëtare kryesisht mbi përbashkësinë kulturore, gjuhësore dhe religjioze. Sublimiteti i identitetit kombëtar gjallon kudo mbi sakrificat e luftërave, rezistencës dhe jetëve të sakrifikuara në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Lufta çlirimtare në Kosovë bashkoi me mijëra shqiptarê të cilët hapin e parë të aderimit në Uçk kishin betimin solemn: “Si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem tê luftoj deri në çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë!”
Mijëra jetê shqiptarësh u flijuan mbi kushtrimin e këtij betimi, me vetëdije e qartësi të kristaltë se jeta jepet për flamur dhe bashkim kombëtar!

Emisarët e kombit fantazmagorik kosovar, përpos sharlatanizmit intelektual që i vesh njê subkulture trajtën e një kombi, po shkelin mizorisht mbi fidanishten e ashtit të identitetit kombëtar shqiptar, vaditur në dekada me gjakun e mijëra dëshmorëve.
Sot e them me bindje se kasnecët e kombit kosovar po luajnë me zjarrin!

Besmir Lushaj

Facebook Comments