Nga Andi VARROSI

◾◾◾

Duke marre shkas nga shume replika me miq dhe jo miq te mite dhe nga pyetjet qe me bejne shume te njohur se pse e konsideroj kaq rrezik VV-ne, po mundohem ta shpjegoj sa me shkurt (fjalimet e gjata jua kam lene mbeshtetesve te kesaj organizate).
Se pari nuk do merrja shume mundimin te interesohesha per situaten politike ne Kosove sepse jam qytetar i Republikes se Shqiperise, porse aksionet politike antikombetare te VV-se nuk rrezikojne vetem Kosoven por dhe Shqiperine.
VV u krijua nga nje levizje e majte ne dukje te pare nacionaliste. Qe ne princip kjo eshte qesharake: s’mund te jesh edhe liberal i majte edhe nacionalist sepse jane dy gjera qe nuk puqen kurre me njera tjetren.
Rritjen politike kjo organizate e fitoi duke ndermarre veprime qe ne syte e popullit, naiv nga pikepamja politike, duken bombastike dhe patriotike. Streha e fundit qe tregon telendisjen e nje politikani dhe te nje partie eshte patriotizmi. VV as nuk do ta enderronte ndonjehere te shihej si kandidate serioze per qeverine e Kosoves, nese rrjetat e pleksura antikombetare nuk do kishin futur ne nje kurth te shemtuar nje burre shteti qe me krenari dhe dinjitet dha doreheqjen dhe e coi Kosoven ne zgjedhje te parakohshme duke turrur vrap pas pushtetit te gjithe cakenjte e politikes kosovare. Me te keqinjte jane padyshim “patriotet” e VV-se.
Mjafton te kesh pak nuhatje politike dhe te besh ja dy lidhje te thjeshta per te kuptuar se kujt i sherben Albin Kurti me shoke.
Albin Kurti u ngrit ne skenen politike njesoj si kloni i tij shqiptar, Erjon Veliaj. Qe te dy jane mercenare te bindur te Sorosit te cilet me propagande mjeshterore jane ngritur ne skenen politike te te dy shteteve me themele te sigurta (i stervit mire gjysh Sorra). Per te perforcuar tezen qe Kurti eshte njeri i Sorosit mjafton te shikosh se me ke bashkepunoi Kurti per te krijuar VV ne Tirane. Takimi i pare qe beri Kurti duke perfituar nga protestat e studenteve ne Janar, ishte me anetaret e Organizates Politike, organizate kjo e ekstremit te majte, anetaret e se ciles jane ushtare besnik te Erion Veliajt. Veliaj i perdor keta te fundit ne lufte kunder Rames per ti marre kreun e PS, skeme te cilen vete Rama perdorte ne 2004-2005 kunder Nanos per te njejtin qellim, me mbeshtetjen e Mjaft qe drejtohej nga Veliaj. E njejta skeme, i njejti qellim vetem se ndryshojne rolet.
Pas takimit me keta studente te ekstremit te majte, kurti shpalli menjehere themelimin e VV Shqiperia, ku nder themeluesit shumica ishin qytetare te shprehir hapur kunder Amerikes, aleatit me te madh te kombit tone.
Perse duhet qe nje parti politike e nje shteti te fuse hundet ne nje shtet tjeter? Me gjen kush nje parti te nje shteti tjeter qe e ben kete? Mos duhet te presim qe CDU te ngreje qendren ne Tirane? Apo VV do krijoje qender ne Mozambik se ka ja dy shqiptare atje? Synimi eshte shume i qarte (per mua te pakten), pas propagandes dhe endrrave me mongole per bashkim kombetar fshihet endrra e Sorosit per kontroll absolut ne kombin shqiptar dhe me gjere ne Ballkan. Me dy marioneta te bindura si Kurti dhe Veliaj qe projektohen te dy per KM te ardhshem Sorosi do kishte 100% kontroll ne Kosove dhe Shqiperi. Vetem kur e mendon eshte skenar i frikshem. Zgjidhja eshte qe dy personat e lartpermendur te zhduken nga arena politike. Ndersa Kurtin e kane ne dore kosovaret per ta hequr qafe, duke ndjekur kundershembullin e shqiptareve me Ramen; Veliajn e ka ne dore vetem Rama per ta shporrur (dhe une besoj se do e beje) me luften qe ka ndezur brenda PS-se tani qe eshte ne largim e siper. Do ishte nderi me i madh qe do i bente shqiptareve.
Sigurisht mendimi im per kete situate (e cila kerkon akoma me shume analize) mbeshtet ne bindje dhe ne nje analize llogjike te gjerave. Provat jane per gjykatat dhe prokuroret kurse nje qytetat mbeshtetet ne llogjike te paster. E gjitha kjo qe them do vertetohet nese Kurti do marre pushtetin (largqofte).
Sorra e vjeter po ngordh por ka celur zogj me shumice. Detyra e cdo qytetari eshte te mbroje interesat kombetare dhe jo ti sherbeje qellimeve te atyre qe si flamur kane ylberin por hiqen si patriote.
Atyre qe do sulen per te mbrojt Albinin si gjithmone ju pergjigjem vetem me nje replike: “vazhdoni me skenarin, bashke flasim pas 4 viteve”.

Sorosiane te te gjithe kombeve bashkohuni!😉😉

Facebook Comments