Nga Mirton MATAJ

◾◾◾

Përplasja e hershme televizive Luan Rama dhe Grida Duma, ka marrë një kthesë tallëse për Dumën gjatë “pushimeve” në kampin e Lëvizjes Rinore për Integrim të LSI-së, që u mbajt javën e shkuar në Jalë.

Në një diskutim të lirë me të rinjtë, kanë qenë të pranishëm Grida Duma dhe Luan Rama, të ulur në krah të njeri- tjetrit.

Pasi Grida Duma ka mbajtur një fjalim pa shumë lidhje(si rëndom), që është dukur delirant për shumë nga pjesëmarrësit, Luan Rama ka vendosur ta tallet me të dhe pasi ka marrë mikrofonin dhe duke parë nga Grida i ka recituar asaj poezinë e mëposhtme erotike të shkruar nga Lasgush Poradeci:

Luan Rama

•Në m`a dhënç moj bel` e hollë

Në m`a dhënç moj bel` e hollë,
Do të thyej si mënjollë,
Do të shtryth posi një mollë.

Në më arthç o moj në hije,
Do t`i puth prej dhembshurije,
Do t`i skuq t`i ndes qirije,
Do t`i nxi t`i bëj mavije
Ato buzë gjak-qershije.

Në të marça moj përherë,
Do të shtroj të parën herë,
Do të ngroh të dytën herë,
Do të puth të tretën herë

Buzë-e gushë-e gjinë-e mjerë
Dh` atë shtatin që mban erë
Posi luleja në verë:
Gjer sa gjumi të m`të zerë,
Të m`të zerë-e të m`të flerë
Syr` i urtë si mëshqerë.

Vate dimri,vate vera,
Vate vjeshta përngahera.

Trim më more-edhe më shtrove,
Trim më ngrove-e më pushtove,
Trim më puth-e më mbarove,
Trim o trim seç trimërove!

Trimi ç`paske dhëndëruar,
Vasha ç`paske nusëruar,
Zotin ç`paskan lavduruar,
Jetën ç`paskan trashëguar,
Shpirtin ç`paskan shentëruar.

Recitimi ka ngjallur ilaritet mes të pranishmëve dhe është duartrokitur gjatë.
Video e recitimit të Luan Ramës është hedhur në Facebook nga organizatorët e aktivitetit por pastaj ajo është hequr pas kërkesës së Gridës tek drejtuesit e LSI-së.

Është e paqartë se përse Grida ka dashur ta heqë videon, sepse joshja seksuale është një nga “armët” kryesore që ajo përdor për të shtuar pëlqyeshmërinë e publikut…

Herë pas here Grida bën dalje në publik me ngjyrime të forta seksuale, si në një videot erotike drejtuar fansave para ca kohësh e veshur me fustan të kuq, me flokë të të lagura rrethuar me avujt e trupit të sapo dalë nga dushi, me një zë sensual…

Apo dalja tek Ermal Mamaqi e veshur me pantallona tub lëkure duke bërë për publicitet shpërndarjen e picave tek disa njerëz të cilët mbetën të hutuar nën dhunën sensuale të qendrimeve të Dumës.

Këto veprime të Gridës janë komentuar gjerësisht si përpjekje të saj për të siguruar pëlqyeshmëri politike përmes nxitjes dhe tërheqjes seksuale.

Histori

Përplasja Grida Duma dhe Luan Rama filloi para dy vitesh në një debat në studion e emisionit opinion në Klan, ku pasi Grida Duma me tone teatrale dramatike përdori disa ofendime në adresë të Luan Ramës.

Pergjigja e Ramës qe e papritur për të, ai i recitoi poezinë e mëposhtme nga Sergei Eseninit.
Grida Duma mbeti pa fjalë pas këtij recitimi dhe u mundua ta kalojë… Të nesërmen publikoi një status në Facebok ku deklaronte se e kishte fituar debatin e Luan Ramën dhe akuzonte atë për përbaltje…

•Ti s’më do, nuk të vjen keq për mua

Ti s’më do, nuk të vjen keq për mua,
A mos s’jam un’ shum’ i bukur vallë?
Duart veç mbi krahë m’i ke leshuar.
Dhe s’shikon po shkrin si shkumb’ e valë.

Bukuroshe ndjenjash përveluar,
S’jam brutal as delikat me ty.
A s’më thua, sa ke ledhatuar?
Sa buzë dhe sa duar mban mend ti?

Un’ e di: ato si hije shkuan,
Pa e prekur zjarrin tënd në gji,
Shumëve mbi gjunj’ u ke qendruar,
Kurse ja, tek mua rri tani.

Le te jenë syt’ e tu përgjumë,
Edhe ti mendon për tjetër kënd,
Se dhe vet’ un ty s’të dua shumë,
Kur kujtoj ato që s’i kam më.

Ky pasion nuk është fati ynë,
Mendjelehtë është lidhja e rrëmbyer.
Siç të pash pa prishur qetësinë,
Do buzeqesh un’ rrugën duke kthyer.

Por dhe ti do marrësh rrugën tënde,
Duke ndjekur ditët plot mërzi.
Veç t’paputhurve mos u merr mendjen,
Mos u bëj t’padjegurve magji.

Dhe kur nëpër rrugë ndonjë ditë,
Do t’i shfaqësh dashuri një tjetri,
Ndoshta do dal un’ të shëtis,
Dhe sërish do piqen miqt’ e vjetër.

Për atë veç do rrahi zemra,
Do të ulësh sytë poshtë si shtizë
Dhe qet’ do thuash: “Mirëmbrëma!”
Do përgjigjem: “Mirëmbrema, miss”.

Dhe asgjë me shpirtin s’do e zgjojë,
Dhe asgjë s’do trondit atë.
Kush ka dashur s’mund të dashurojë.
Kush ësht’ djegur s’mund të digjet më…

Facebook Comments