Nga Indrit VOKSHI

◾◾◾

Reptilët shqiptarë, inferiorë deri në palcë, nisin i kërkojnë falje Çekisë se rrëzohet një turist çek, falje Spanjës se trembet një turist spanjoll e me rradhë. Prej inferioritetit të thellë në të cilin pluskojnë. Del edhe kryereptili dhe kryeinferiori Edi Rama dhe kërkon falje ekumenike, botës dhe njerëzimit, për sjelljen e këtij apo atij mihajli. Në të vërtet ska pse të kërkohet falje për të tilla vepra e veprime. A kur vjen puna që dikush na fyen e duhet të na kërkojë falje ne, këta, inferiorët shqiptarë, reptilë të të huajve, servilë të të huajve, ata që mendimin e të huajve ta propagandojnë si ligj tonin, heshtin ose siç thonë vllaznit tonë në Kosovë, trusin. Këta janë lazëm t’i kërkojnë falje Francës, na falni ju që ne nuk u a mësuam himnin tonë që ju të mos e ngatërronit. Faji është i yni. Na falni për ketë faj dhe lutemi të mos ndikojë në mendimin tuaj për ne. Ju jeni europiane, vleni, ne jemi shqiptarë, nuk vlejmë. Këta janë reptilët shqiptarë. Për veten, po, kanë të drejtë, janë inferiorë e nuk vlejnë. Ndërsa për të tjerët, jo, jemi shqiptarë, kemi himin, duam respekt. Kemi bërë luftra, kemi humbur 200.000 njerëz në luftrat ballkanike, kemi mbrojtur Shkodrën 6 muaj pa buk në 1913 prej sulmeve të shteteve ballkanike dhe tutorëve të tyre europiane. Siç ka mbrojtur dikush Vjenën apo Londrën. Meritojmë respekt e duhet të kërkojmë respekt.

Facebook Comments