Nga Erinda BENDO

◾◾◾

Nje shkrim për një lagje pak të njohur e të harruar

Faleminderit banoreve te zones se Ali Demit dhe tregu elektrik per “ndihmen” e tyre modeste, faleminderit vjehrrit te Denisa Muskaj Sengla , pinjoll i familjes se respektuar Sengla. Shpresoj tju pelqej kush e lexon

Përroi shterrik i Palpoçes

Jam nji cun, nji cun tirone
Fort kom rà në dashuni
Rruges shkoj per tabakone
Ke palpoçja rrij me shpi…

Ca vargje të një kënge për një zonë karakteristike, që më intriguan të “merrem” me të: “Përroi i Palpoçes”. E kjo , sepse gjithmonë me intrigon e panjohura, mistikja.. për atë që është fol pak ose aspak.

Vendndodhja e tij është saktësisht në veri-lindje të qytetit të Tiranës.

Po ti referohesh banorëve të vjeter tiranas, të lagjeve përreth të paktën thuhet se ajo ka qenë përherë një lagje romësh, fise të ardhura me prejardhje kryesisht “arumune”.

Madje, thuhet se ka qenë “tabakone “, e mbushur me fise egjiptiane dhe rome, që këndonin nëpër dasma e ahengje… një tjetër valltare e “famshme “ quhet “caja e vakut “ e cila thuhet se ka qenë me nam (për keq apo mirë, s’mund ta gjykoj).

I gjejmë edhe këto të mishëruara ke vargjet e këngës:”Se tabakone lal çpo bijn gerrnetat, se dalin gocat dalin porsi bletat “

Ajo zonë, apo mëhallë quhej si pjesë periferike e qytetit, fundi i tiranës së vjetër,, sepse lagjet kryesore ishin në qendër, në rrugë të Durrësit, rrugicat e rrugës së Kavajës, në Brrakë, Pazar të ri, shallvaret, postiqet, Ali Dem , Vorri Bomit e Xhomllik.

Dhe, si për ti shkeputur nga jeta e vet, e veprimtaritë e përditshme.. qytetarët e tiranës nuk i përzunë ato..por u tërhoqën nga lagjia e “prroit “ dhe ua lanë komplet romëve. Kjo ishte një farë (lloj) tolerance nga ana e tyre, si me thënë jo për të treguar racizëm,, sepse në fund të fundit qytet anadollak ishim, po si me ju tregu vendin : larg jetës sociale, larg jetës urbane, larg shoqërisë..që mos të kishin kontakt me ta.

Madje thuhet se vajzat dhe gratë tiranse familjaret e vet nuk i lejonin e nuk i këshillonin as me kalu andej.. kur zbrisnin në Lanë për të larë teshat (rrobat).. tek bregu që i bie afer Bërrylit, tek marteniteti i ri sot.. vetëm që mos te perziheshin me ta(romet).

Ata merreshin kryesisht me ahengje dhe prodhim koshash, fshesash që i bënin me kallama(pra tregëti). Edhe banesat e tyre ishin tipike siç i kanë dëshirë e traditë ata: të ndërtuara me kallama buzë lumit (përroit). Ndonëse për ne mund të duket absurde se si mund te ndërtohet një shtëpi banimi, një kulm, një prag pa themele e pa derdh gjak në të. Ato ishin të gjitha pranë e pranë në këtë formë. Edhe veshjet e tyre tipike “cigane “, njëjtë si tek klipi i Jenifer Lopes “Ain’t it funny “, edhe vetëm këndonin e kërcenin thuhet: gjithë natën…

Aq tipike jetë arumune saqë edhe një piktor i verbër do të mund ti pikturonte më bukur sesa mund ti përshkruaj unë me gjuhën e fjalëve, nën shqipen time të varfër.

Me ardhjen e diktaturës , sistemi ia ndryshoi rrjedhën lumit, banorët i shpërndau (kryesisht), dhe gati 80% e tyre u vendosën nëpër pallatet që ndërtoi sistemi ndër vite, vetëm një pjesë e vockël u arratisën nëpër shkozë e rrethina… ose jashtë kryeqytetit.

Një tjetër legjendë urbane (dhe nga disa të moshuar), thuhet se banorët e kësaj mëhalle përpos mënyrës së vet karakteristike të të jetuarit, banuarit, kishin edhe një tjetër karakteristikë që i hidhnin të vdekurit ne Përrua e i linin ti merrte rrjedha e tij…

Ndërsa një tjetër legjendë thotë se një djalë tiranas u dashurua aq fort me një cigane të bukur (ose më saktë u magjeps mbas saj) saqë vodhi të gjitha florinjtë e familjes së tij të pasur dhe e rrembeu dhe u arratisën të dy aq larg sa nuk iu gjet kurrë nam e nishan. Njëkohësisht la edhe nusen e ardhshme që i kishte gjetur familja, e familjet hynë në gjak, u prishën, ndërsa e ëma e tij vari veten nga turpi sepse ia bënin të gjithë me gisht për veprimin e ulët të të birit.

Po ashtu thuhet se shumë cigane shkonin përkundrejt pagesës natën ,,, fshehurasi me bejlerët të cilët iu falnin atyre napolona floriri . Dhe fëmijët që lindin nga këto lidhje jashtëmartesore bejlerët as që i njihnin si fëmijë të tyre e këto i rrisnin vetë aty nëpër çadrat e tyre pa kundërshtime. Madje as burrat e këtyre “ciganeve “ nuk kundërshtonin sepse iu konvenonin (leverdisnin) lekët. Ndaj dhe nga mbarë shoqëria cilësoheshin si femra të një profili të ulët, të pamoralshme, të pabesa e pa karakter e përbuzeshin kur dilnin pazarit apo kudo.

Vargjet e këngës:” Çe mora palpoçen e , çe gju zari rosen e, ç’e mora tabaken e ,, o që ta heq merakun ee,,,,

Kaq ishte dhe legjenda e :”Përroit të Palpoçes “, sot quhet lagjia e ish- tregut elektrik, e populluar me njerëz të ardhur kryesisht pas viteve ‘90., nga të gjitha qytetet e vendit.

Sot janë asimilu e integru pothuajse të gjithë e s’ka mbetur thuajse asgjë për ta quajtur më një geto shqiptare, por më shumë ngjan me një lagje të re pa plan e pa arkitektutë të mirëfilltë si të gjitha .

Ndoshta kemi ne nevojë më shumë të njohim rrënjët tona, aty ku banojmë e jetojmë e ushtrojmë veprimtarinë për çdo ditë. Kemi nevojë të mësojmë nga e “kaluara “, të kthejmë kokēn pas.. sepse mrekullisht çudirat në Tiranë, Shqipëri e kudo në botë kanë mbaru: e mrekullueshmja, magjikja e hyjnorja po ashtu kanë mbaru. Sot quajmë mrekulli diçka prej të cilës shohim se mund të përfitojmë diçka, ndaj të cilës mendojmë se na lidhin interesat dhe kaq. Femra të bukura ka kudo: arumune, egjyptiane, magjype, rraca indoeuropiane, aziatike etj., por ne kemi bërë pakt me djallin ose me perënditë e s’besojmë më ke mrekullitë…

Edhe pse ujë i përroit ka shterruar uroj që të zhvillohet ajo lagje, të përparohet e shtohet pa paragjykime e ndasi fetare, racore e krahinore!

Facebook Comments